Qytetari me aftësi të kufizuara, Besart Ramadani ka dorëzuar sot një padi për diskriminim ndaj Komunës së Fushë-Kosovës.
Në këtë padi ka kërkuar që të këtë investime në infrastrukture që të krijohen mundësi të qasjes më adekuate në rrugët dhe institucionet e kësaj komune.
“Unë kam kërkuar që të rregullohen tretuaret, qasja nëpër institucione dhe aty ku ka nevoje me shku më së shumti”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka bërë të ditur se si pasojë e mos marrjes së përgjigjes pozitive është detyruar që të dorëzojë padi.