Një burrë nga fshati Banjskë i Zveçanit ka dorëzuar të hënën armën e tij pa leje në polici.
Siç njofton policia, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Banjskë, Zveçan / 23.10.2023 – 10:00. Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë të cilën i njëjti e ka sjellur në stacion policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.