11 autorë nga Kosova dhe Serbia përmes këtyre eseve synojnë të ofrojnë një qasje më progresive në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Një narrativë krejtësisht ndryshe, që dallon nga diskursi nacionalist.
Njëri nga autorët e këtij libri, Belgzim Kamberi, thotë se marrëdhëniet mes dyja vendeve po e mbajnë peng të gjithë rajonin.
Në anën tjetër, Aleksander Pavloviq, thotë se shqiptarët dhe serbët duhet të jenë më të hapur me njëri-tjetrin pavarësisht diskursit politik.
“Ne kemi tentuar që te tregojmë se ka fusha të caktuara ku dy popujt mund të bashkëpunojnë. Në anën tjetër ne gjithashtu kemi shqetësime të ngjashme, siç është situata me migrimin në të dyja vendet. Le të jemi më të hapur me njëri tjetrin”, tha ai.
Të dy autorët, pajtohen se ka mungesë të dialogut të brendshëm me komunitetet si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
“Qytetarët e zakonshëm nga të dyja vendet nuk po ndihen të përfshirë në dialog. Komuniteti serb që jeton në Kosovë është lënë jashtë nga Serbia, derisa në Kosovë nuk ka filluar dialogu i brendshëm me ta. Duhet gjithë përfshirje”, tha ai.
Kamberi dhe Pavlovic shprehen skeptikë në arritjen e shpejtë të marrëveshjes e cila do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovë dhe Serbisë.
Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.