TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një pjesë e juristëve e konsiderojnë kundërkushtetues dekretin e presidentes Osmani

Një pjesë e ekspertëve të Kushtetutës, përfshirë ish-kryetarin e Gjykatës, Enver Hasani, po e konsiderojnë si kundërkushtetues dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

by Doresa Geci
3 javë ago
3 0
A A

Vetëm 23 ditë ishte jetëgjatësia e legjislaturës së dhjetë.

Ndonëse Kuvendi u konstituua me 11 shkurt, mëngjesin e hershëm të së premtes, presidentja aktuale vendosi ta shpërndajë atë.

Kjo meqenëse  një natë më parë dështoi tentativa për të zgjedhur presidentin e vendit.

Por ky vendim sipas profesorit të së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“60 ditshin ajo e ka neglizhuar, fillimin e seancës mbrëmë dhe ndërprerjen e saj që do të thotë se ajo seancë mund të vazhdohet dhe ka marrë një vendim gjegjësisht një dekret duke u thirrur pikërisht në këtë dispozitë e cila flet për krejt diçka tjetër dhe jo për shpërndarjen e Kuvendit me qellim që të shkohet në zgjedhje brenda 45 ditëve. Është një vendim që do të duhet të vlerësohet shpejt dhe menjëherë nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai.

Por njëjtë nuk mendo edhe ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Sipas tij Vjosa Osmani ka vepruar drejtë me vendimin për shpërndarje të Kuvendit.

“Në momentin që nuk ke kuorum asnjë veprim nuk mundet me marrë kryetarja apo parlamenti, me këta deputet të cilët i kishin në seancë. Mendoj që e kemi një bllokadë në sistemin parlamentar për shkak se opozita nuk  merr pjesë e këta i kanë 66 vota. Presidentja besoj e ka vlerësuar këtë dhe e njëjta situatë do të vazhdoj jo 60 ditë por  edhe gjashtë muaj dhe ka shpejtuar dhe e ka nxjerrë një dekret të tillë dhe për këtë arsyeje mendoj që është vendim i drejtë”, potencoi Shala.

E kjo situatë sipas Baraliut  ka sjellë vendin në një krizë të re politike.

“Kemi hy në një krizë të re dhe në këtë mënyrë kjo klasë politike kush më shumë e kush më pak vendin po e fundos  gjithnjë më thellë dhe më keq duke përkeqësuar pozitë e vendit qoftë në planin ndërkombëtarë dhe atë vendor”.

Në një linjë me Baraliun, është deklaruar gjatë ditës edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili ka thënë se me vendimin e sotëm, Osmani tronditi themelet e rendit kushtetues.

Hasani e vlerësoi si nevojë urgjente që Gjykata të vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Presidentes Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën