Një rast i një personi të zhdukur është lajmëruar në stacionin e Policisë në Rahovec.
Sipas PK-së rasti i paraqitur ka të bëjë me një person me të cilin familjarët nuk e dinë asgjë për të që nga viti 2012.
Ai në atë kohë kishte shkuar në Shqipëri dhe më nuk ka pasur kontakt me familjarët.
“Rahovec 2012 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







