Një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar”, ka thënë Zahiti.




