Një person është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në Qendrën Emergjente në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 07:00. Raportohet se nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./teve1.info/