TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit e rrahjes brutale në Shtime

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit e rrahjes brutale në Shtime

Tre personave iu ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji nga Gjykata e Ferizajt nën dyshimin se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor në bashkëkryerje.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit E.S. dhe Sh.R., më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, duke i`u shkaktuar lëndime të rënda trupore,

Njoftimin e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S. Sh.R., dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor në bashkëkryerje nga neni 186 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit E.S. dhe Sh.R., më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, duke i`u shkaktuar lëndime të rënda trupore, në atë mënyrë që me të zbritur nga vetura në vendin e lartcekur, aty takohen me të pandehurit, me thika dhe aty fillon përleshja mes tyre, ku i pandehuri E. e godet me pjesën e dorëzës së thikës në kokë dhe me një shkop druri në pjesën e kokës të dëmtuarin A.M., kurse i pandehuri H. e godet me teh të thikës në pjesën e gjoksit, e pastaj me grushta në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin J.M., e po ashtu të pandehurit Sh. Dhe E., e godasin me thikë në pjesë të trupit të dëmtuarin të mitur, me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore.Ndërsa, për të pandehurin A.M., ekziston dyshimi i bazuar se më date 20.06.2025, rreth orës 22:00 në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve H.B., Sh.R. dhe E.S., në atë mënyrë që fillimisht i pandehur A. e godet me një guri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., ndërsa i pandehuri J. e godet me një shufër hekuri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Tags: Gjykata Themelore ne Ferizajlëndime të rëndaTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën