TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim ndaj serbit, i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve të KFOR-it në Zveçan

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Tensionohet situata në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj L.D., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer katër vepra penale.

I njëjti dyshohet edhe për sulmin ndaj zyrtarëve të KFOR-it në protestat në Zveçan në maj të 2023-s.

L.D., dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas Gjykatës, i pandehuri është vlerësuar se po që se lihet në liri paraqet rrezik të ikën, duke qenë se punon në Serbi dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë në Kosovë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 29.05.2023, në intervalin kohor prej orës 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri L.D së bashku me të pandehur tjerë kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave, me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit, ashtu që edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, të njëjtit kanë nxitur dhe filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri, nga të cilat janë lënduar të paktën 30 (tridhjetë) pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, 3 (tre) nga ta nga predhat e armëve të zjarrit si dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtim fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të lartë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës./teve1.info/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK sot mban konferencë për media në Tiranë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK sot mban konferencë për media në Tiranë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Nxirret i pajetë trupi i personit që ra në pus në Lubeniq të Pejës

Vdes një person në një aksident në rrugën Suharekë – Shtime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën