TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kampin MEK në Durrës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kampin MEK në Durrës

Një trup i pajetë është në kampin MEK në Manzë të Durrësit, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i vdekjes.

Gjithashtu ka dhjetëra të plagosur, me probleme frymëmarrjesh, djegie sysh, ndërsa po trajtohen me oksigjen në kamp.

Ndërsa akuzojnë policinë për vdekjen e anëtarët të tyre, ata thanë për mediat se do ta çojnë çështjen në gjykatë.

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrolleve pas një urdhri nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, për shkak të rezistencës së banorëve, ndërsa zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf, Shahriar Kia tha se njëri prej banorëve është vrarë nga ata. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Shahriar Kia tha: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit. The changes are minor: I just changed “17 qershorin” to “atë të 17 qershorit” to better fit in the sentence, and “Kjo është një nga ditët” to “Ky është një nga ditët” for gender agreement ëith “dita”. Tani situata e banorëve të Ashrafit është shumë e rrezikshme dhe kushtet brutale po zbatohen nga policia në Ashraf.

Pas kësaj tensionet janë shtuar brenda kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar nga kontrollet policore. Xhamat e makinave të policisë janë thyer nga anëtarët e kampit, ndërsa kanë zbarkuar edhe forcat speciale RENEA.

Urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer sërish.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës. Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”, sipas Policisë së Shtetit.

Aktualisht, rreth 3,000 anëtarë të MEK, e cilësuar si opozita iraniane në mërgim vlerësohet të jetojnë në Kampin Ashraf-3. Për herë të parë, muxhahedinët nisën të vijnë në Shqipëri në 2013-tën pas një marrëveshjeje me qeverinë e atëhershme shqiptare, të drejtuar nga Sali Berisha.

Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të sulmit kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga Irani.

Teksa në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, thuhet se “ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Ministria e Brendshme konfirmon se muxhahedinët kanë pasur rezistencë ndaj forcave të policisë, por nuk konfirmon se në mesin e tyre ka një viktimë, sikurse iranianët konfirmojnë.

“Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, ç’ka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”./tch

Ministria e Brendshme: MEK ka thyer marrëveshjen! Në kamp pati rezistencë kundër policisë, s’ka humbje jete

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump njofton uljen e tarifave ndaj Kinës pas takimit me Xi në Korenë e Jugut

Trump njofton uljen e tarifave ndaj Kinës pas takimit me Xi në Korenë e Jugut

Rama nga Parisi: Kosova është shtet për Shqipërinë, por jo për Serbinë

Rama nga Parisi: Kosova është shtet për Shqipërinë, por jo për Serbinë

Siria thotë se njohu Kosovën me mbështetjen e Turqisë

Siria thotë se njohu Kosovën me mbështetjen e Turqisë

Trump urdhëron testimin e armëve bërthammore “menjëherë”

Trump urdhëron testimin e armëve bërthammore “menjëherë”

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën