TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një i moshuar humb jetën pasi bie në një pusetë të ashensorit në Fushë-Kosovë

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Një i moshuar humb jetën pasi bie në një pusetë të ashensorit në Fushë-Kosovë

Një person i moshuar ka humbur jetën të mërkurën në Fushë Kosovë, pasi ka rënë nga lartësia në një pusetë të ashensorit, në një ndërtesë që ndodhet ende në ndërtim e sipër.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili tha se trupi i pajetë u tërhoq nga ekipet e zjarrfikësve dhe iu dorëzua autoriteteve kompetente.

“Në orën 13:47 kemi pranuar një lajm se një person i moshuar ka rënë në një pusetë në një ndërtesë në ndërtim e sipër, pra në hapësirën ku vendoset ashensori. Ka rënë nga lartësia. Zjarrfikësit kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë dhe e kanë dorëzuar te organet kompetente. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë”, ka njoftuar Shkodra.

Sipas tij, nga informacionet e para dyshohet se viktima nuk ishte punëtor në objekt, por një kalimtar i rastit.

Ndërkohë, ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Fushë Kosovës është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhur në rrugën Agron Rrahmani, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën