Një djalë i moshës së mitur është raportuar i zhdukur në stacionin e Policisë në Gjakovë.
Rasti në polici është paraqitur nga babai i të miturit nga fshati Kralan i Gjakovës.
“Fsh. Kralan, Gjakovë 16.03.2026 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se djali i tij mashkull kosovar i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia.







