Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Lajmin ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 06:40kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.







