Një grua në Prishtinë, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën para një lokali.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën “Bill Klinton”, ndërsa policia është duke e hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën para një lokali. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./teve1.info/