TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një grua që dëshiron të rrijë vetëm – aspak e çuditshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një grua që dëshiron të rrijë vetëm – aspak e çuditshme

Kjo ka ndodhur me të gjithë, por pothuajse gjithmonë ndodh me qëllimin për të “shëruar” një lloj situate që të ka ndodhur. Ne rrijmë vetëm që të mendojmë, të reflektojmë, të nxjerrim pak zemërim, të mos lejojmë që të tjerët të na shohin tek qajmë. Shkurt, sot, nëse vendos të jesh vetëm, nuk është pothuajse kurrë për hir të shijimit të shoqërisë së vetvetes.

Një grua që zgjedh të hajë vetëm në restorant, të shikojë një film vetëm në kinema ose, thjesht, të ecë pa një person në krahun e vet, menjëherë është e etiketuar si e çuditshme, jashtë të zakonshmes. Pse? Ç’është e çuditshme që duam të kalojmë ca kohë me veten tonë? Pse ende shihet si një tabu, në një kohë kur është një qëndrim i shëndetshëm dhe i dobishëm për mirëqenien tonë psikofizike?

Është Universiteti i Dublinit që e konfirmon: një studim ka treguar se njerëzit që duan të kalojnë kohë vetëm rregullisht, janë ata që kanë vetëbesim më të madh, të cilët zhvillojnë kreativitet më të mirë dhe janë më empatikë dhe të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve.

Duke qëndruar vetëm, në fakt, reflektojmë mbi veten tonë, e njohim veten dhe punojmë në mënyrë të pandërgjegjshme në formimin e karakterit tonë dhe në sjelljen që zgjedhim të kemi me të tjerët. Ju bëheni më të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, sepse ju jeni mësuar të kujdeseni për veten dhe ta doni veten.

E vërteta është se njerëzit e çuditshëm nuk janë ata që kanë nevojë të kenë momente në vetmi, por ata që përkundrazi nuk janë në gjendje të qëndrojnë vetëm. Ne nuk duhet ta konsiderojmë vetminë si një sëmundje dhe nuk duhet ta shohim me frikë: frikë se jemi vetëm, mos zhgënjejmë miqtë, mos heqim dorë nga kontaktet ose largojmë të dashurit.

Askush nuk do t’ju gjykojë nëse një mbrëmje ju nuk do të dilni për të qëndruar në shtëpi në vetmi, “pushimi” i juaj nga marrëdhëniet shoqërore do t’ju bëjë edhe më të shoqërueshëm dhe empatikë herën tjetër. Mos u ndjeni fajtorë nëse doni të kaloni kohë vetëm për ju: mbani mend se jeni i vetmi person me të cilën apo cilën do ta kaloni gjithë jetën tuaj. Dilni, shijoni një shëtitje në natyrë, shikoni një film të mirë në kinema me kokoshka dhe shkoni në shtrat të lumtur që keni pasur një ditë vetëm me veten tuaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pluhur apo i lëngshëm – cili detergjent pastron më mirë?

Pluhur apo i lëngshëm – cili detergjent pastron më mirë?

5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë

5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë

Psikologjia e veshjeve, pse ajo që vishni ndryshon mënyrën se si mendoni?!

Psikologjia e veshjeve, pse ajo që vishni ndryshon mënyrën se si mendoni?!

Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin

Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin

Bitcoin bie në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit

Bitcoin bie në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një pyll të Suharekës

Maqedonci marshon me kadetët e FSK-së në parkun e Gërmisë

Maqedonci marshon me kadetët e FSK-së në parkun e Gërmisë

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

Sot FSK-ja do të realizojë stërvitje në Gërmi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person, tentoi ta sulmojë një tjetër në një lokal në Pejë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime, policia jep detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës, arrestohet i dyshuari në Zveçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën