TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një “goditje” me bërryl e Shaqirit bëhet temë në futbollin zviceran

by tëvë1
7 orë ago
0
A A
Një “goditje” me bërryl e Shaqirit bëhet temë në futbollin zviceran

Minutat shtesë të ndeshjes mes Young Boysit dhe Baselit ishin të zjarrtë. Fillimisht lojtari i Young Boysit, Ebrima Colley e shtyu Xherdan Shaqirin, e pak sekonda më vonë ylli i Baselit e zgjati bërrylin dhe preku gjoksin e lojtarit kundërshtar. 34-vjeçari Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa “Blick” ka bërë pyetjen nëse kartoni i verdhë ishte i mjaftueshëm.

Ndeshja derbi e Superligës së Zvicrës përfundoi 0:0.

Eksperti i referimit në futbollin zviceran, Urs Meier, ka theksuar se kartoni i verdhë ishte vendim i drejtë.

“Natyrisht, skena jep përshtypjen se ishte për karton të kuq. Shaqiri shikoi prapa, e pa Colleyn duke ardhur dhe zgjati bërrylin e tij. Tani vjen ‘por’ e madhe. Ai nuk goditi kundërshtarin, siç mundohet kundërshtari ta paraqesë situatën”, ka thënë 66-vjeçari.

Sipas Meierit, Shaqiri vetëm vendosi trupin si pengesë ndaj kundërshtarit dhe zgjati bërrylin.

“Për mua është karton i verdhë, jo i kuq, pasi veprimi nuk u pasua me goditje”.

Meier ka lavdëruar arbitrin që e pa situatën në fushë dhe jo vetëm me videoincizim.

Pas ndeshjes së luajtur të dielën, për këtë situatë folën edhe dy trajnerët. Trajneri i Baselit, Ludovic

Magnin po ashtu vlerëson se kartoni i verdhë ishte veprim i drejtë.

“Nëse do ta godiste më lart, do të mund të flisnim për ngjyrën e kartonit. Kështu është situatë 50-50”, ka theksuar Magnin.

Trajneri i Young Boysit, Gerardo Seoane ka mendim tjetër.

“Të shfrytëzosh duart për të ruajtur topin, kjo më nuk është e mundur në futboll”. Ai ka thënë megjithatë se vendimi ishte në rregull, ndonëse do të dëshironte që ngjyra e kartonit të treguar nga arbitri të ishte tjetër.

Young Boysi mbeti me një lojtar më pak në fushë për ndërhyrje pikërisht në Shaqirin. Boshnjaku Armin Gigoviq u përjashtua në minutën e 48-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Gigoviq i ka thënë trajnerit se ka rrëshqitur në situatën që i kushtoi me kartonin e dytë të verdhë.
Me barazim, Baseli lëshoi pikë të rëndësishme në garën për titull. Pas xhiros së 12-të i ka 22 pikë, gjashtë më pak se Thuni i vendit të parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lajm i keq për Real Madridin, Alexander-Arnold nuk është gati për Liverpoolin

Lajm i keq për Real Madridin, Alexander-Arnold nuk është gati për Liverpoolin

Saliba shpjegon arsyen pse nuk e konsideroi Real Madridin

Saliba shpjegon arsyen pse nuk e konsideroi Real Madridin

Anderson shkëlqen dhe fiton epitetin MVP, asnjë vendor në pesëshe

Anderson shkëlqen dhe fiton epitetin MVP, asnjë vendor në pesëshe

Empoli në garë për Hysajn

Hysaj ftohet kundër Cagliarit

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

Krasniqi: Më 9 nëntor, mitrovicasit votojnë për zhvillim e besim

Krasniqi: Më 9 nëntor, mitrovicasit votojnë për zhvillim e besim

LVV hap fushatën në Vushtrri, Kurti premton zhvillim të komunës

LVV hap fushatën në Vushtrri, Kurti premton zhvillim të komunës

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani dënon rrëmbimin e qytetarit serb nga xhandarmëria serbe: Veprim i politikave hegjemoniste të Serbisë

“Matrix”- 03.11.2025

“Matrix”- 03.11.2025

Hajni i çantave në Gjilan – Arrestohet 28 vjeçari

Hajni i çantave në Gjilan – Arrestohet 28 vjeçari

Presidentja Osmani pas takimit me partitë: Do të konsultohem me të gjitha subjektet përpara vendimit për mandatarin e ri

Kriza e pagave? Osmani propozon zgjatjen e buxhetit deri në mars 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën