TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një draft për sigurime shëndetësore

by Florijeta Dernjani
3 vjet ago
0
A A
Një draft për sigurime shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë e ka të gatshëm një draft të projektligjit për Sigurime Shëndetësore. Ky draft, i përfshinë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, megjithatë zjarrfikësit e Sindikata e Policëve e mirëpresin edhe këtë formë të sigurimeve, pa u specifikuar si kategori.

Një projektligj për sigurimet shëndetësore është përgatitur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Këto sigurime ndahen në sigurime shëndetësore të obligueshme, të cilat janë e drejtë dhe detyrim për gjithë banorët e vendit.

Dhe në sigurime shëndetësore plotësuese, që mund të ofrohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, institucionet private jofitimprurëse dhe nga kompanitë komerciale të sigurimit.

Ky fond financohet me 3.5% të pagës bruto nga punëdhënësi për secilin punonjës dhe 3.5% të pagës bruto nga vet punonjës.

Aty janë të specifikuara edhe shërbimet që mbulohen dhe që nuk mbulohen nga Fondi.

Mirëpo në projektligj nuk janë të specifikuar, kategoritë e punonjësve publikë.

“Është tepër i rëndësishëm nëse është ajo çfarë neve na përfshinë si zjarrfikës, dhe institucionet që duhet të përfshihen në të, pasi që i ka munguar për vite me radhë, pasi që ne nuk kemi as sigurim shëndetëësor e as jetësor, pavarësisht rrezikut permanent që është në punë tonë. Sigurisht se do e shohim përmbajtjen, pasi nuk jemi konsultuar paraprakisht nga askush.”, tha komnandati i Zjarrëfikësve, Malë Gashi.

Megjithëse jo të specifikuar, edhe Sindikata e Policisë e mirëpret çfarëdo lloji të sigurimit shëndetësor.

“Jemi pas gjithë këtyre viteve pas luftës, gati dy dekada e gjysmë pa sigurim shëndetësor në sektorin publik, sidomos për policinë. Ne kemi ngrit zërin çdo herë që të bëhet sigurimi shëndetësor dhe jetësor, pasi jemi policia e vetme në botë pa sigurim shëndetëor dhe jetësor. Ky është i mirëpritur për gjithë, dhe pse varet se çfarë përmban ky ligj.”, tha kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Ky projektligj përcaktohen edhe dënimet me gjobë për kundërvajtje për personat juridikë, që variojnë nga 500 deri në 15 mijë euro.

Fondi i Sigurimeve, drejtohet nga Bordi Drejtues, i cili në përbërje ka ministra e përfaqësues të institucioneve e kategorive shëndetësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave, dyshohen për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave, dyshohen për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: Nuk duhet të kalojë në heshtje, Serbia duhet të njohë Kosovën

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Shkëndijës së Tetovës

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: Nuk duhet të kalojë në heshtje, Serbia duhet të njohë Kosovën

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Shtohet numri i të prekurve nga fruthi, IKShPK publikon shifrat e fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën