Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Kadri Minushi” ku një person ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Ndërsa, në rrugën “ Bedri Pejani” më 29 dhjetor, babai ka raportuar të zhdukur djalin e tij.
“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë 27.12.2025 – 12:00. Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport./teve1.info/








