TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e Granit Shalës

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e Granit Shalës

Punojnë së bashku gati një dekadë dhe e njohin njëri-tjetrin në detaje. Ëndrra që të ngjiten në podiumin e kampionëve të mëdhenj të boksit profesionist, është në rrugë të mbarë për t’u realizuar. Bëhet fjalë për boksierin Granit Shala dhe trajnerin Agron Kurtishi.

Të shtunën në mbrëmje, në “Rudolf Weber Arena” të Oberhausenit të Gjermanisë, boksieri Granit Shala, do ta mbrojë titullin “IBF International”. Përballet me kroatin Petar Milas në kategorinë e rëndë.

Trajneri dhe menaxheri i Shalës, Agron Kurtishi beson fuqishëm në fitore.

“Kurrë më në formë nuk ka qenë, kurrë përgatitje më të mira nuk ka bërë. Nëse arrin të aplikojë atë që kemi punuar, besoj fuqishëm që do t’ia dal ta mbroj titullin. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe kundërshtari është i nivelit të lartë, por kam besim të madh te Graniti”, tha Kurtishi.

Ai theksoi se Shala i ka të gjitha që duhet t’i ketë një boksier.

“Granitin e njoh që nëntë vjet. I ka të gjitha elementet që të fitojë të shtunën dhe të arrijë shumë suksese në boksin profesionist. Nuk i mungon asgjë. Graniti ka 76 fitore në boksin amator dhe 18 në boksin profesionist, atë që nuk e ka kundërshtari”, u shpreh trajneri i njohur i boksit në Gjermani, i cili ka nxjerrë shumë boksierë kampionë deri më tani.

Kurtishi tregon se pse ka rendësi të madhe fitorja e Granitit të shtunën.

“Fitorja të shtunën do të hapte rrugën që Graniti të përballet me boksierë të nivelit më të lartë dhe në këtë formë do të kërkonte sukseset që i ëndërrojmë së bashku. Nëse ia dalim të shtunën, në verën e këtij viti Graniti mund të boksojë para 50 mijë shikuesve”, theksoi ai.

Kurtishi dhe Shala me krenari bartin simbolet kombëtare në çdo event.

“Jemi nga një vend i vogël, por kemi zemër të madhe. Duhet t’iu tregojmë të gjithëve se edhe ne dimë të punojmë dhe të kemi suksese”, përfundoi Kurtishi.

Granit Shala ka 18 fitore në boksin profesionist dhe vetëm një humbje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

Ambasada amerikane: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Ambasada amerikane: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën