TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nisin punimet në zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc por protestojnë banorët

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nisin punimet në zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc por protestojnë banorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc, rrugë e cila, do të lidh kryeqytetin me pjesën perëndimore të Kosovës. Megjithatë, aty dolën për të protestuar edhe banorët e kësaj ane, pasi po mbyllen bizneset e tyre.

Aty u panë edhe qytetarët e Kijevës të cilët protestuan për fillimin e këtyre punimeve për shkak që mund të mbyllen mbi 60 biznese.

Protestuesi Isuf Mehmetaj ka thënë se në këtë rrugë janë të dy anët të shpronësuara, dhe tani duhet të mbyllen këto biznese.

“Jemi dal në protestë për shkak të devijimit të rrugës. Këta po thonë vetëm zgjerim i rrugës. Tash toka e bukës po humbet. Këtu janë dy anët e rrugës të shpronësuara, të gjitha bizneseve, prandaj kemi dal se ato tash vetëm duhet me i mbyll. Numri i bizneseve është diku 62”, ka thënë Mehmetaj.

Kurti rreth kësaj çështje është shprehur se nuk dëshirojnë të dëmtojnë askënd, mirëpo nuk mund ta lënë këtë rrugë pa e zgjeruar, por do ta diskutoj me ministren e ekonomisë dhe të financave.

“Edhe me ministren e ekonomisë dhe të financave do ta diskutojmë këtë çështje, duke i trajtuar kërkesat e tyre, nuk dëshirojmë të dëmtojmë askënd, mirëpo nuk mund ta lëmë këtë rrugë pa e zgjeruar”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, zëvendësministri i planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, Hysen Durmishi ka vijuar se është takuar me pronarët e këtyre bizneseve, por ky projekt është hartuar shumë më herët. Ai thekson se ka shumë arsyeje që ka devijuar kjo rrugë, por një nga kryesoret është se zgjerimi i rrugës në vendbanime i dëmton vendbanime.

“Pronarët e këtyre bizneseve unë i kam takuar disa herë në zyrën time me kërkesë të cilat ata i kanë parashtruar dhe kemi diskutuar. Brenda departamenteve tona në ministri ky projekt është hartuar shumë më herët, devijimi i kësaj rruge ka filluar shumë më herët, deri në Kijevë është rruga e devijuar nga rruga ekzistuese. Ka shumë arsyeje pse ka ndodhur ky devijim, por një ndër arsyet kryesore është se zgjerimi i rrugës në vendbanime i dëmton vendbanimet kur të bëhet rruga me katër korsi ngritet niveli i rrugës në njërën anë dhe i pamundëson kyçjet edhe tek objektet që ndodhen aty afër “, ka vijuar Durmishi./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet ta përjetojë një tragjedi të tillë

Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli kërkoi të komunikojë me djalin, i refuzohet kërkesa për komunikim me Behgjet Pacollin

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

“Mesditë” -11.02.2026

“Mesditë” -11.02.2026

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Tottenhami shkarkon trajnerin Frank

Tottenhami shkarkon trajnerin Frank

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën