TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Kurti: Investim që inkurajon synimin e sukseseve të reja

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
​Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Kurti: Investim që inkurajon synimin e sukseseve të reja

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve për rikonstruktimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”, një projekt me vlerë dy milionë euro dhe i cili pritet ta trasformojë këtë arenë sportive në një objekt modern dhe të përshtatshëm për ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti e vlerësoi projektin si një investim të dobishëm dhe të domosdoshëm për zhvillimin e sportit, duke nënvizuar se infrastruktura e re do të ndihmojë në zbulimin dhe rritjen e talenteve të reja.

Ai theksoi se mbulimi i tribunës lindore, së bashku me tre tribunat ekzistuese, si dhe instalimi i kulmeve rreth e rrotull stadiumit, do ta kompletojë plotësisht objektin. Kurti shtoi se edhe ndriçimi i ri, i cili do të jetë sipas standardeve ndërkombëtare, do ta shndërrojë stadiumin “Zahir Pajaziti” në një arenë që i plotëson kriteret e UEFA-s.

“Përveç që e kemi obligim, besoj që është tejet e dobishme, sepse investimi në sport e posaçërisht në futboll në këtë stadium këtu në Podujevë, do të inkurajojë, do të zbulojë e do të ushqejë talente të reja, të cilët në vitet në vijim natyrisht që do ta ngritin lart e më lart futbollin e vendit tonë dhe të sportit në përgjithësi. Siç mund ta shihni, këtu janë tre tribunat, perëndim, veri dhe jug, dhe vendosja e gurthemelit për tribunat e lindjes praktikisht e kompleton këtë stadium. Dhe kur i shtojmë edhe kulmet e ulura që do të jenë rreth e rrotull, e gjithashtu edhe ndriçimi sipas standardeve ndërkombëtare, e shndërrojnë stadiumin Zahir Pajaziti në stadium sipas kritereve të UEFA-s, e që natyrisht do të jetë një shtysë më shumë për suksese edhe më të mëdha”, theksoi Kurti.

Nga ana tjetër, kryetari Shpejtim Bulliqi tha se ky projekt e çon stadiumin drejt kategorisë së tretë të UEFA-s, falë mbulimit të plotë të tribunave dhe ndriçimit modern që do të instalohet. Sipas tij, rikonstruktimi i ka dhënë mundësi finalizimit të të gjitha punëve të rëndësishme që i duhen stadiumit për t’u konsideruar një objekt i standardizuar sipas kërkesave evropiane.

“Një projekt i cili faktikisht po e krijon mundësinë e finalizimit të gjithë punëve në këtë stadium, për arsye se thashë do ta kemi mbulojë në të gjitha anët e stadiumit, dhe është ndriçimi publik që faktikisht është me standardet e UEFA-s dhe i plotëson të gjitha kriteret e stadiumit të kategorisë së tretë”, deklaroi Bulliqi.

Me këto investime, stadiumi “Zahir Pajaziti” pritet të bëhet një prej impianteve më bashkëkohore në vend, duke krijuar kushte shumë më të mira për KF Llapin dhe për komunitetin sportdashës të Podujevës, si dhe duke hapur mundësi për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare në të ardhmen.

Ndryshe, Kurti dhe Çeku vizituan dhe panë nga afër edhe punimet në pishinën gjysmë-olimpike që po ndërtohet gjithashtu në qytetin e Podujevës.

Tags: albin kurtiPodujeveTeve1Zahir Pajaziti
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ora e Fundit” për trafikantët – arrestohet një person dhe sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi me vlerë rreth 200 mijë euro

“Ora e Fundit” për trafikantët – arrestohet një person dhe sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi me vlerë rreth 200 mijë euro

Vit pa Kuvend e qeveri në detyrë

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

Tajvani mirëpret vitin 2026 me spektakël fishekzjarresh

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

KEDS thotë se është arritur niveli më i lartë i kërkesës, kërkon kursim të energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën