TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nisin punimet në Qendrën Nacionale – MKRS-ja ndau 5.8 milionë euro për projektin e xhudos

Rreth 5,8 milionë euro do të kushtojë projekti për Qendrën Nacionale të Xhudos, mjete këto të ndara nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Projekti më i madh i xhudos në vend, pritet të jetë gati për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030

by TËVË 1
1 muaj ago
1
A A
Nisin punimet në Qendrën Nacionale – MKRS-ja ndau 5.8 milionë euro për projektin e xhudos

Xhudistët elitarë të Kosovës pritet shumë shpejt të shfrytëzojnë kapacitetet e plota të Qendrës Nacionale në Pejë.

Përmes dy njoftimeve nga Ministria për Kuturë Rini dhe Sport dhe Federatëa së Xhudos së Kosovës, u bë e ditur se të premten kanë nisur punimet në ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Projekti madhor kushton 5,8 milionë euro, sipas MKRS-së, dhe aktualisht Qendra Nacionale e Xhudos vetëm do të plotësohet me objekte përcjellëse.

Tashmë salla e xhudos, e njohur si Qendra Nacionale e Xhudos, është funksionale.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën, prandaj po krijojmë kushte të plota për ta. Ky projekt është edhe një falënderim i yni për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe për të gjithë ata që e kanë lartësuar shtetin me punën dhe sukseset e tyre. Qendra do të përfshijë sallën sportive, hapësira moderne për fitnes, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, akomodim për sportistët dhe stafin, hapësira për kujdes mjekësor dhe të gjitha hapësirat teknike të nevojshme për ngjarje dhe funksionim të përditshëm”, ka shkruar ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Edhe përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shkruar se punimet kanë nisur për

Projektin më madhir të xhudos në vend.

“Aty ku u ndërtuan pesë medaljet olimpike, prej tyre tri të arta, do të bëhet një qendër moderne për sportin e xhudos. E gëzofshim me shumë medalje e suksese të reja”, ka shkruar Kuka.

Kompleksi, ndër të tjera, do të përmbajë palestrën sportive, sallën, zhveshtoret dhe tualetet, një tribunë për 700 shikues, hapësirën e duhur për media, 52 dhoma për akomodim dhe bujtina shtesë, objektin me pishina dhe salla fitnesi.

Në këtë kompleks planifikohet të mbahen garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare që mbahen në Kosovë në vitin 2030.

Xhudistët e Kosovës ka kohë që shquhen për suksese kulmore ndërkombëtare. Në xhudo Kosova i ka tri medalje të arta olimpike dhe pesë medalje olimpike në total.

Me hapjen e Qendrës Nacionale të Xhudos organizimi i këtij sporti në vend ka kaluar në nivel më të lartë. Me kompletimin e kësaj qendre Kosova do të bëhet destinacion i rëndësishëm i xhudos në Evropë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

E pabesueshme, Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

E pabesueshme, Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj, në Kuvend vendosim

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën