Në këto momente ka nisur takimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në këtë takim do të flitet lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Pas takimit pritet të ketë deklaratë për media.
Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.
Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, derisa LDK 13 për qind.








