Kryenegociatori i Beogradit, Petar Petkoviq ka nisur takimin me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, takim ky që po mbahet në Bruksel.
Mediat serbe raportojnë se pjesë e delegacionit serb janë 18 ekspertë, përcjell teve1.info
Lajçak fillimisht do të zhvillojë takime bilaterale me delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës, pas së cilës është paraparë një takim trepalësh.