Tëvë1 po qëndron afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga ku raportohet se pjesë e takimit është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Escobar është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku sot është takuar me krerët e opozitës, teksa dje ka zhvilluar takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Vizita e tyre është duke ndodhur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të vendit./teve1.info/