Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
Të akuzuar për këtë rast janë Naim Murselit, bashkëshorti i Liridona Ademajt, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në këtë seancë po dëshmon vëllai i Liridona Ademajt si palë e dëmtuar.
Ditë më parë Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka publikuar raportin, sipas të cilit Murseli është në gjendje të mirë mendore për tu përballë me gjykimin.
Në seancë fillestare, Naim Murseli u deklarua plotësisht i pafajshëm, Granit Plava u mbrojt në heshtje, Kushtrim Kokalla nuk u deklarua./teve1.info/