Ka nisur seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj.
Nën forca të shumta policore, në gjykatore janë sjellë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tomë Dodaj.
Para Gjykatës janë hapur video-incizimet, të cilat janë dërguar si provë tek avokatët pasi mbrojtësi i Kushtrim Kokallës, Ndrecë Dodaj, pretendoi se nuk i hapeshin, derisa gjykata vërtetojë të kundërtën.
Seanca e parë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 27 janar 2025 kishte dështuar të mbahet për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.
Arsyeja e shtyrjes se seancës është për shkak se avokatët e dy prej të akuzuarve Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj kanë thënë se nuk i kanë pasur me kohë shkresat.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademaj.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.