Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Burim Hotit dhe Elbasan Hotit, të cilët po akuzohen për veprat penale “Vrasje e rende e mbetur ne tentative” dhe “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armeve”.
Ekipi i tëvë1 ka raportuar se të njëjtit janë larguar nga salla me vendim të gjyqtarit, pasi sipas tij mund të pengohen në hetime
Ndryshe, Burim Hoti akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armeve”.
Ndërsa, Elbasan Hoti akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.
Të dielën, rreth orës 22:40 katër djemtë e familjes Bullaku nga fshati Jashanicë e Klinës u plagosën nga disa prej bashkëfshatarëve të tyre. Dy nga ta mbetën të plagosur më armë zjarri e dy të tjerë me mjete të forta. Nëna e të plagosurve thotë që sherr mes tyre u bë një lopë./teve1.info/