TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis rrënimi i objektit të destinuar për Shtëpi të Kulturës në Podujevë

by teve1
12 muaj ago
0
A A
Nis rrënimi i objektit të destinuar për Shtëpi të Kulturës në Podujevë

Të hënën, Inspektorati i Komunës së Podujevës, ka nisur rrënimin e një objekti të ndërtuar në vitet e ’80-ta e i cili ishte i paraparë për Shtëpi të Kulturës.

Sipas njoftimit, ky vendim për rrënim është rezultat i një procesi të gjatë, përfshirë edhe atë gjyqësor, që kishte nisur në vitin 2006, raporton teve1.info

“Në vitin 1980 Seksioni pronësor-juridik i Kuvendit Komunal të Podujevës kishte marrë Vendimin nr. 04-466-765/3 për eksproprijimin e pronës së paluajtshme të pronarëve privatë për nevoja dhe për interesa të Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit (BVI), për të ndërtuar një shtëpi të kulturës në Podujevë. Një pjesë e këtij objekti që është ndërtuar para 40 vjetësh (e që nuk u funksionalizua asnjëherë), atëkohë i përkiste një pronari privat.  Në vitin 2006, tri vjet pasi kjo pronë u regjistrua në emër të Komunës së Podujevës, ish-pronari kishte ushtruar padi në Gjykatën Komunale në Podujevë kundër Komunës për vërtetimin e pronësisë. Dhe pas gjashtë vjetësh (2012) Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të pronarit privat. Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese (2013) nuk kishte gjetur ndonjë shkelje në aktgjykimin e Supremes”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej thuhet se, duke u bazuar në këtë aktgjykim të Supremes, pavarësisht shpronësimit që ishte bërë në vitet ‘80, i bie që objekti në fjalë ishte i ndërtuar në dy prona me pronarë të ndryshëm: një pjesë në pronë të Komunës dhe pjesa tjetër në pronë private.

“Duke qenë kështu, marrë parasysh edhe vjetërsinë e objektit, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, këtë vit e formoi një Komision profesional për të konstatuar qëndrueshmërinë e objektit. Komisioni konstatoi se objekti nuk ka qëndrueshmëri dhe nuk mund të rinovohet. Ky raport i Komisionit profesional i cili rekomandon që objekti të rrënohet, në maj të këtij viti është miratuar edhe nga asamblistë të të gjitha partive politike përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Në të njëjtën kohë, edhe pronari privat ka bërë kërkesë në Komunë për t’ia liruar hapësirën e tij. Prandaj, bazuar në të gjithë këto që u thanë më lartë, sot ka filluar edhe rrënimi i këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Për rrënimin e këtij objekti, sipas njoftimit, komuna do të paguajë vetëm për pjesën që është në pronë komunale, kurse për pjesën tjetër të objektit që është në pronë private do të paguajë pronari privat./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën