Ka nisur protesta para Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare kundër ekspozitës “ Masakrat në Kosovë” me të dhëna të pasakta që u hap në Prishtinë.
Nga OVL-UÇK ka thënë se kjo protestë është fyerje dhe shtrembërim i historisë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe anëtarët e Komisionit përgjegjës për financimin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke i cilësuar ata si fajtorë për situatën aktuale.
Gucati tha se ndarja e mbi 12 mijë eurove për botimin e këtij materiali ishte e papranueshme dhe se anëtarët e Komisionit, sipas tij, janë më fajtorë se vetë autori i librit, për shkak se kanë mbështetur financiarisht një veprim që, sipas tij, dëmton interesin dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.
Ai konsideroi se kërkim falja është e pakët, përderisa kërkoi dorëheqje jo vetëm të anëtarëve të Komisionit, por edhe të vetë kryekuvendares Albulena Haxhiu.
Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha vendimi për ekspozitën është marrë në kryesi dhe se nuk kanë pasur indikacione se mund të ketë të dhëna të pasakta.
Haxhiu të hënën duke shprehur keqardhje në emër të kryesisë, tha se do të ndryshohet rregullorja për subvencionime.
Ekspozita është larguar nga sheshi, ndërsa organizatorët kanë kërkuar falje./teve1.info/




