TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Gjatë tri ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kanë kaluar në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.

Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 27-vjetori i masakrës.

Atë ditë do të rivarrosen mbetjet e 50 viktimave të masakrës, të gjetura së voni.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën