TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis Iniciativa për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Nis Iniciativa për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë

Medica Gjakova dhe Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut kanë lansuar projektin për mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë.

Siç bëhet e ditur nga këto dy organizata, kjo iniciativë synon t’u ofrojë atyre mbështetje gjithëpërfshirëse dhe të promovojë drejtësi për ata që ende po luftojnë me pasojat e dhunës.

Një mbijetuar e dhunës seksuale ka rrëfyer përjetimin dhe traumën e përjetuar gjatë asaj periudhe, teksa ka thënë se shpesh ndihet  e izoluar dhe e turpëruar se do të më gjykohet nga komuniteti dhe familja.

“Turpi më bënte të heshtja dhe më ka penguar gjatë të kërkoj ndihmën dhe mbështetjen që më nevojitej”, ka rrëfyer kjo e mbijetuar emër i njohur për organizatat.

Sipas saj, raportimi i përvojave të tyre dhe kërkimi i drejtësisë ka qenë i mbushur me sfida e sistemi ligjor, shpesh, thotë ajo, se dështon të sigurojë mbështetjen dhe ndjeshmërinë që të mbijetuarit kanë nevojë.

Sipas këtyre dy organizatave, vetëm 1 mijë e 650 nga rreth 20 mijë të mbijetuar/a kanë fituar statusin zyrtar si të mbijetuar/a të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë.

Medica Gjakova dhe IHDNJ thonë se projekti “Vetëdijesim, drejtësi dhe reparacion për të mbijetuarat e dhunës seksuale”,  është duke u realizuar në një periudhë kohore 15-mujore dhe ka si qëllim mbështetje për 40 të mbijetuar/a, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të tyre.

Ky projekt që ka marr mbështetje nga Bashkimi Evropian, përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) synon të ofrojë ndihmë përmes procesit ligjor për kompensim dhe drejtësi, si dhe përmes grupeve mbështetëse për trajtimin e traumave, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes.

Ndërkohë, një i mbijetuar tjetër i dhunës seksuale ka thënë se jeta e tij pas përjetimeve, ka ndryshuar thellësisht.

“Unë nuk jam më personi që kam qenë. Unë jetoj me frikën e vazhdueshme se të tjerët mund të mësojnë se çfarë më ka ndodhur, dhe më rëndon turpi i lidhur me të mbijetuarit e dhunës seksuale. Këto ndjenja frike dhe turpi krijojnë dyshime për aftësinë time për të ecur përpara dhe për të jetuar një jetë normale,” tha ai.

Tags: Kosovemedicagjakovatë mbijetuarat e dhunës seksuale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën