TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis gjykimi në mungesë për krime lufte ndaj tre ish-gardianëve, maltretuan të burgosur shqiptarë.

Sot ka nisur gjykimi në mungesë ndaj tre ish-zyrtarve të burgut të Prishtinës dhe Lipjanit për krime lufte gjatë viteve 98-99. Ata akuzohen se kishin maltretuar në mënyrë ç’njerëzore të burgosurit shqiptarë.

by Lindrit Zejnullahu
4 javë ago
1 0
A A

Për torturat që i kishin pësuar do të dëshmojnë sërish edhe pas 25 vitesh.

Ish të burgosurit e burgut të Prishtinës dhe Lipjanit do të tregojnë në Gjykatë për dhunën e përjetuar nga ish gardianët Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, dhe ish-drejtori i burgut, Lubomir Çimburoviq.

Ndaj këtyre tre të pandehurve, të hënën ka nisur gjykimi në mungesë nën akuzën për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Atdhe Dema bëri të ditur se janë plotësuar të gjitha kushtet për këtë gjykim, pasi të pandehurit nuk i janë përgjigjur as ftesave të tyre.

Ai lexoi edhe disa pjesë të aktakuzës, ku tregohet për rolin e të pandehurit Çimburoviq gjatë periudhës 1998-99.

“Dhe se nuk kishte marrë asnjë veprim për të ndaluar veprimet e gardianëve dhe nuk i kishte raportuar këto veprime në hierarkinë komanduese e ku gjatë gjithë kësaj periudhe kohore gardianët në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkopa gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa të  ujit, shqelma e grushte deri në alivanosje duke u shkaktuar lëndime trupore ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat dhe se pas këtyre maltretimeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin”, tha Atdhe Dema – prokuror special.

Prokurori përmendi edhe të bëmat e dy të akuzuarve tjerë, Bradiq dhe Iviq.

“Pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës në paralelen në Lipjan bashkarisht me të tjerët kishin formuar një kordon në hyrje të burgut në të dyja anët, të burgosurit ishin detyruar të kalonin përmes atij kordoni dhe menjëherë në hyrje në atë kordon kishin filluar goditjet me mjete të ndryshme si shkopa gome, grushte, shqelma dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, kishin vazhduar me tortura në mënyrë ç’njerëzore…  Kishin pësuar dhunë psiqike, i kishin lënë me ditë të tëra pa ngrënë, i kanë ofenduar dhe sharë në baza etnike dhe i kanë kanosur seriozisht për jetë se do i vrasin të gjithë”, u shpreh Dema.

I lumtur për nisjen e gjykimit ndaj tyre është edhe viktima e torturave, Ramadan Nishori i cili thotë se ishin maltretuar nga ta.

“Maltretimet kanë qenë ma ç’njerëzore të mundshme, i ke pasë  pendrekun qysh i kanë thënë në atë kohë, cevë e plastikës së ujit dhe kallen e rrymës dhe ke pasë me zgjedhë ti cilën do me u rreh. Tash llogarite çfarë maltretimi si fizik, si psikik është ai, maltretime më ç’njerëzore që kanë mujt me na bë”, u shpreh Nishori

E mbrojtësi i tij, është skeptik se shteti serb do t’i dorëzojë këta persona të dyshuar për këto vepra.

“Siç dihet dhe siç e thashë nuk ka gatishmëri, nuk ka vullnet, për të bashkëpunuar për të vendosur drejtësi në raport me çështjet e tilla. Natyrisht se është sfidë hasja e tyre, arrestimi i tyre dhe vënia e tyre prapa grilave, megjithatë konform këtyre rrethanave mundësia që aktualisht e përcakton kodii procedurës penale është ky dhe në instancë të fundit është satisfaksion për viktimat për të gjithë ata që kanë përjetu”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Ndaj tre të akuzuarve tashmë janë lëshuar edhe letër-rreshtimet ndërkombëtare.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

I mituri godet me veturë një këmbësor në Pejë, arrestohet

Arrestohet burri në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual

Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

I mituri godet me veturë një këmbësor në Pejë, arrestohet

Arrestohet burri në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual

Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Banorët e Koliqit protestojnë sot për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën