TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis gjykimi ndaj Millosh Pleckoviqit, akuzohet se bashkë me ushtarë serbë vranë tre civilë në Prizren

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Nis gjykimi ndaj Millosh Pleckoviqit, akuzohet se bashkë me ushtarë serbë vranë tre civilë në Prizren

Ka nisur gjykimi për krime lufte ndaj Millosh Pleckoviq, i cili akuzohet se në Prizren gjatë viteve 98-99, në bashkëkryerje me disa ushtarë serbë vranë tre civilë shqiptarë dhe plagosën disa të tjerë. Këto akuza, i mohoi sërish Pleckoviq. E të dëmtuarit, paralajmëruan kërkesë për kompensim dëmi.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur gjyqi për krime lufte ndaj Millosh Pleckoviqit.

Ai akuzohet se në vitin 1998-1999, në bashkëkryerje me disa ushtarë të tjerë serbë, kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosen disa të tjerë.

“Në ato momente i pandehuri kishte shtënë me armë, të tipit kallashnikov në drejtim të tyre. Dhe me të filluar të shtënat, viktima tanimë i ndjeri Binak Dacaj, e ka shtyrë me krahë të dëmtuarin Xhenger Cana, duke e futur nën rrugë në mënyrë që të shpëtojë nga vrasja, pasi ishte më i riu në moshë”, tha prokurori Ilir Morina.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori potencoi edhe gjymtimin e të vrarëve.

“Familjarët kanë shkuar për të marrë trupat e të ndjerëve, Reshat, Binak dhe Fatmir, me ç’rast kanë parë se trupat e viktimave janë të gjymtuar, ashtu që Reshati dhe Binaku ishin vendosur njëri mbi tjetrin, e njëri nga ta e kishte këmbën e prerë nga trupi, kurse viktima Fatmiri nuk e kishte pasur kokën në trup. Me këtë i nderuar gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime lufte”, tha ai.

Megjithëkëtë, Pleckoviq mohoi sërish fajësinë.

“Nuk ndjehem fajtor për akuzat“, tha i akuzuari Millosh Pleckoviq.

Në sallë ishin edhe të dëmtuarit e këtij rasti, Lirije Daqaj, Byrhamedin Bojaxhiu, Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati, që pritet të dëshmojnë në seancat e radhës që do të mbahen në janar.

Në kuadër të kësaj, mbrojtja e të dëmtuarve theksoi edhe postimet e të akuzuarit në rrjete sociale që e mbështesin akuzën.

“Do të kërkojmë të nxjerret prova e facebook, ku në profilin e tij, ku shihet në foto album, i njëjti ka postime radikale ekstreme serbe dhe shihet se aty është me disa bashkëluftëtar, me çka konsiderojmë se edhe kjo do ta forcojë tezën e prokurorit të shtetit edhe më shumë”, tha mbrojtësi i viktimave, Gent Gjini.

E sipas mbrojtjes së Pleckoviqit, akuza për krime lufte nuk është e argumentuar.

“Millosh Pleckoviqi në vitin 98 i ka pasur vetëm 19 vjet. Asnjëherë nuk ka qenë në shërbimin ushtarak të rregullt. Për këtë në aktakuzë poashtu nuk ekziston asnjë prove”, tha Jovana Filipoviq, avokate e Pleckoviq.

Të dëmtuarit në këtë rast, paralajmëruan që do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të kërkuar kompensim dëmi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën