TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis gjykimi i parë në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Dorëzohen dy kallëzime penale për krime lufte në Kosovë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të hënën është mbajtur seanca fillestare e gjykimit në mungesë për krime lufte në Kosovë, në rastin ku i akuzuar është Çedomimir Aksiq.

Pas leximit të aktakuzës, gjykatësja e rastit Violeta Namani e ka udhëzuar mbrojtësin e të akuzuarit Aksiq avokatin Zharko Gajiq që në afat prej 30 ditësh mund të paraqes kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Çedomir Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në Komunën e Shtimes, konkretisht në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. Me ngritjen e aktakuzës, është propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, thuhet se Aksiq prej periudhës janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal të unifomuar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integriteti trupor ose shëndetit dhe frikës ndaj popullatës civile, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në aktakuzë, thuhet se në pikën e quajtur “Kodra e Gështenjave” vend midis fshatrave Reçak, Mulapolc dhe Petrovë, së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishin urdhëruar dëbimin  e banorëve të lagjes, e më pas së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ua kanë djegur shtëpitë të dëmtuarve, duke shkaktuar dëm moral dhe material deri në 300 mijë euro.

Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Aksiq thuhet se tani të ndjerin Halil Hysenaj e kishe ekzekutuar me një pushkë 10-she, ku familja e të ndjerit paraprakisht ishin ndalur nga i akuzuari Aksiq, ku më pas të njëjtit kishin gjetur trupin e të ndjerit pa shenja jete. Kurse në fshatin Reçak, thuhet se Aksiq kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës.

Fillimisht, thuhet se Aksiq në bashkëkryerje me forcat tjera serbe, kishin gjuajtur në drejtim të Hajriz Brahimit, derisa ky i fundi ishte duke ikur nga shtëpia e tij në drejtim të malit, dhe pas Hajriz Muratit, Aksiq thuhet të ketë shtënë pastaj edhe në drejtim të Hakin Muratit, Sabri Muratit dhe Arif Muratit.

Tutje, në prezencë të gruas (së viktimës), thuhet se Aksiq kishte vrarë dhe personin me emrin Ahmet Mustafa dhe derisa po largohej nga shtëpia e tani të ndjerit Mustafa, me forcat serbe thuhet të kenë shtënë edhe në drejtim të Sadik Mujotës, Hanumshahe Mujotës, Skender Halitit dhe Mehmet Mustafës.

Dëshmitarë të rastit janë renditur: Ruzhdi Jashari, Sadri Jashari, Bashkim Rizau, Shukrije Hysenaj, Agim Hysenaj, Hajdin Hysenaj, Blerim Hysenaj, Hyzer Hysenaj, Njazi Mujota, Tefik Halili dhe Avdullah Krasniqi.

Me këto veprime, Aksiq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e dënueshme edhe sipas Konventës së Gjenevës si “Krim lufte” në shkelje të rëndë të nenit 3 të kësaj konvente dhe nenit 4. protokolit 2 të datës 8 qeshor 1977 dhe aktualisht e ndëshkueshme sipas nenit 146 dhe 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se procesi gjyqësor ndaj Aksiq do të zhvillohet në mungesë, pasi që Prokuroria dhe Gjykata kanë shtjerrë të gjitha mundësitë për sigurimin e prezencës së tij në gjykim.

Tags: Çedomimir AksiqGjykata Themelore ne PrishtineKrime lufte
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin turk, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin turk, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Mbyllet një biznes në Zubin Potok, një tjetër gjobitet për shërbim të alkoolit të miturve

Mbyllet një biznes në Zubin Potok, një tjetër gjobitet për shërbim të alkoolit të miturve

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

Numërohen mbi 98% të votave, Erdogan në epërsi

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Eksportet ruse të naftës drejt niveleve të mëparshme pas marrëveshjes me Trumpin, pretendon Moska

Eksportet ruse të naftës drejt niveleve të mëparshme pas marrëveshjes me Trumpin, pretendon Moska

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin turk, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin turk, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Drita mposht Ballkanin në Suharekë

Drita mposht Ballkanin në Suharekë

Osmani e Gashi mposhten në “UEFA Youth League”

Osmani e Gashi mposhten në “UEFA Youth League”

Mbyllet një biznes në Zubin Potok, një tjetër gjobitet për shërbim të alkoolit të miturve

Mbyllet një biznes në Zubin Potok, një tjetër gjobitet për shërbim të alkoolit të miturve

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Ballkani e Drita po barazojnë pas pjesës së parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën