TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis edicioni i 16-të i “Javës së Albanologjisë”

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Nis edicioni i 16-të i “Javës së Albanologjisë”

Ka filluar sot edicioni i gjashtëmbëdhjetë i konferencës vjetore shkencore “Java e Albanologjisë” në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në të cilin do të marrin pjesë 107 studiues nga rajoni dhe bota.

Gjatë kësaj jave, do të zhvillohen pesë sesione tematike që mbulojnë fusha qenësore të dijes shqiptare: historinë, folklorin dhe etnomuzikologjinë, letërsinë, etnologjinë dhe gjuhësinë.

Ushtruesi i detyrës së drejtori i Institutit Albanologjik, Naim Berisha, tha se Java e Albanologjisë është shndërruar në një traditë të qëndrueshme dhe hapësirë shkencore për paraqitje dhe analizë të arritjeve në albanologji.

“Ky aktivitet përfaqëson konsolidimin e një qasje të re akademike që ndërthur në mënyrë të strukturuar prezantimin, shkëmbimin dhe promovimin e rezultateve shkencore. Java e Albanologjisë është shndërruar në një traditë të qëndrueshme dhe një hapësirë shkencore për paraqitje dhe analizën e arritjeve në albanologji. Në edicionin e sivjetëm do marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota”, tha Berisha.

Në këtë hapje i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili shtoi se si në të kaluarën dhe tash dijet albanologjike ballafaqohen me sfida të caktuara.

“Ju jeni ata që gjatë gjithë punës suaj shkencore merreni me pjesën më thelbësore të identitetit të popullit tonë, që nga gjuha, letërsia, folklori, etnografia, kënga dhe gjithçka që kulturalisht na bën këta që jemi – shqiptarë. Periudha e lindjes së albanologjisë përkon me periudhën e ndërgjegjësimit tonë kombëtar… Si në të kaluarën edhe sot dijet albanologjike ballafaqohen me sfida të caktuara, qoftë kur bëhet fjalë për vazhdimësinë iliro-shqiptare, qoftë për autoktoninë e shqiptarëve në këto treva. Po të kishin qenë ato pjesë e debateve të mirëfillta shkencore do të kishin qenë vërtet të mirëseardhura, por për fat të keq debate të tilla shpesh janë pjesë e një propagande e agjendave politike që shkencën e kanë vetëm si mbulesë për të shkuar përpara dhe për të zbatuar plane të vjetra shekullore për spastrime etnike të shqiptarëve”, shtoi Kurti.

E Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh se kjo javë është thirrje e kujtesës kolektive dhe nxitje për të avancuar në fusha në të ardhmen.

“Ky aktivitet i përvitshëm nga Instituti i Albanologjik nuk është thjesht një takim akademik por akt përkujtimi, nderimi dhe vlerësimi ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët gjuhësore dhe historike. Është një thirrje ndaj kujtesës sonë kolektive dhe një nxitje për ta avancuar në fusha në të ardhmen. Është një dëshmi që albanologjia është dhe do të mbetet një hapësirë e përbashkët kërkimi, dialogu dhe identiteti kombëtar. Edhe këtë vit organizimi në pesë sesione, dëshmon për një qasje të gjerë ndërdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e çështjeve të identitetit të trashëgimisë sonë kombëtare”, u shpreh Malaj.

Konferenca u hap sot me Sesionin e Historisë, me temën: “Ndërthurja e identitetit fetar te shqiptarët nga besimet pagane te pluralizmi bashkëkohor”. Studiuesit trajtuan mënyrën se si identiteti fetar ndërtohet dhe ndryshon në hapësirat shqiptare përmes kohëve, duke prekur tema të ndërlidhura me historinë, kulturën dhe përkatësinë shpirtërore të shqiptarëve.

Ky edicion do të zgjasë nga 26 deri më 30 maj 2025./Kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën