TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

nga Tëvë1
7 muaj më parë
8
A A
​Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes 100 hektarë në Balltavë të Podujevës për ngritje të kapaciteteve të FSK-së. Ne mbledhjen e sotme të qeverisë u ndan edhe 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si dhe 500 mijë euro të tjera për KQZ-në për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ekzekutivi ndau edhe 2.3 milionë euro për pagesë të 244 specializantëve me vetëfinancim në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pronat e marra në shfrytëzim janë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e arritjes së objektivave për investime afatgjate të FSK-së.

“Do të shfrytëzohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës. Kjo pronë është evidentuar si pronë shoqërore e Agjencisë së Pyjeve dhe e njëjta kërkohet të jepet në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim të arritjes së objektivave për investime afatgjate për interesa të veçanta në infrastrukturë”, tha ai.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, përshëndeti arritjen e marrëveshjes të armëpushimit në Gaza, derisa tha se 500 mijë eurot e ndara do të ndihmojnë për rindërtimin e palestinezëve.

“Konflikti i ashpër në Gaza ka shkaktuar humbje dhe dhimbje të mëdha për popullin palestinez të cilët përveç kësaj pas kthimit në vendin e tyre po gjejnë shtëpi, lagje dhe qytete të shkatërruar. Në mënyrë që të mbijetojnë dhe rindërtojnë vendin e tyre ata sot kanë nevojë ndihmë nga vendet të tjera. Prandaj MPJD-ja ka kërkuar ndarjen e gjysmë milioni euro për popullim palestinez në Gaza. Qeveria shpreson dhe bënë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të drejtë ndërmjet dy shteteve”, theksoi Kurti.

Ndërkaq, arsyetimi mbi ndarjen e 500 mijë eurove për KQZ-së nga ministri Hekuran Murati ishte për shkak të projektit për teknologjinë e numërimit në qendra komunale si dhe QNR-në.

“Kemi një kërkesë nga KQZ-ja për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 525 mijë euro për realizimin e projektit për teknologji të numërimit në qendra komunale të numërimit dhe Qendrën të Numërimit dhe Rezultate. Arsyeja pse vjen kjo kërkesë është KQZ-ja vitin e kaluar ka pasur buxhetin e ndarë por për shkak të procedurave të prokurimit dhe tek tani është mundësuar që të përmbyllet procesi i prokurimit dhe të nënshkruhet kontrata por këtë vit fiskal s’ka qenë e buxhetuar, prandaj duhet kjo ndarje shtesë në mënyrë që të përmbyllet një proces që ka nisur vitin e kaluar”, tha Murati.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pagesa e 224 specializantëve me vetëfinancim dhe pagesa e 30 të tjerëve nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia do të ndihmojë në mbajtjen e kuadrove shëndetësor në Kosovë.

“Numri i kuadrove shëndetësore në vend është shumë i ulët, krahasuar me disa vende të organizatës për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik dhe krahasuar me vendet e rajonit. Prandaj deri tani kemi marrë hapa konkret për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ata. Përveç investimeve dhe masave të tjera që po ndërmarrim edhe kjo është një masë që ndikon drejtpërdrejtë në mbajtjen e kuadrove shëndetësore në Kosovë. Kjo do të ndikojë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse”, deklaroi Vitia.

Në mbledhjen e sotme, qeveria mori vendim edhe për shpronësimin e tokave në rrugën magjistrale Kijevë-Zahaq, për çka kryeministri Albin Kurti tha se kanë arritur që koston e kësaj rruge ta zvogëlojnë nga 240 milionë euro në 90 milionë.

“Koston e kësaj rruge e kemi zvogëluar nga 240 milionë euro në 90 milionë euro. Pra 150 milionë euro kursim, ndërkaq punimet po ecin në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe mbikëqyrje të jashtme profesionale”, theksoi Kurti.

Qeveria emëroi edhe Arton Ahmeti sekretar në Ministri të Financave, Punës dhe Transfereve si dhe mori vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë – me kryesues ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku./kp

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X