TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ngritja e industrisë ushtarake, vlerësohet “premtim parazgjedhor” e “plan në letër’’

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Projektin për ngritjen e industrisë ushtarake, të njoftuar nga kryeministri Kurti dhe ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ekspertët e sigurisë theksojnë se realizimi i këtij projekti ani pse i domosdoshëm, në realitet është i largët. Bëjnë thirrje për bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë.

Njoftimin për ngritjen e industrisë ushtarake e dha në mbledhjen e qeverisë të mërkurën.

Qëllimi sipas kryeministrit të vendit, është hapja e fabrikës për municione dhe për laboratorin për dizajnim të fluturakeve pa pilot.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci inkurajoi të gjitha kompanitë për hapjen e fabrikave të tilla.

Megjithatë, ish-ushtaraku Hysen Gecaj këtë e cilëson premtim të fushatës parazgjedhore.

“Me sa e pashë unë, formulimi i deklaratës së kryeministrit më shumë i ngjason kësaj kohe, këtij momenti aktual se sa që në realitet ka diçka. Mirëpo gjithsesi Kosova ka nevojë për këto kapacitete, janë të domosdoshme, jo vetëm të nevojshme por të domosdoshme, mirëpo këto marrin edhe kohë, edhe resurse edhe profesionale në rend të parë por edhe ekonomike”, tha Gecaj.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti është i largët.

“E di që ka entuziast privat, edhe të rinj privat që edhe kanë zhvillu ato teknika dhe kanë prodhu dronë të vegjël, të cilët janë një premtim i mirë dhe pozitiv për Kosovën, por në kuptimin e asaj se çka po deklarohet sot, jemi ende shumë larg”, shprehet Gecaj.

Por eksperti i sigurisë, Fatmi Çollaku e quan hap të guximshëm këtë vendim qeveritar.

“Ky vendim i qeverisë është edhe sinjal, një tregues që kjo qeveri i ka kushtu vëmendje të jashtëzakonshme fushës së sigurisë”, vlerëson Çollaku.

Por zhvillimi i këtyre kapaciteteve, a mund të bëhet pa bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë?

“Po, nëse paraprakisht ka dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë. Sepse janë rregullat strikte të parapara në planin e transformimit të FSK-së. Që i bie se asnjë veprim, as ushtarak as resursial, mendova në industrinë e armatimit nuk mund të bëhet pa miqtë tanë ndërkombëtarë dhe pa pëlqimin e tyre, sepse në të kundërtën këto janë veç plane në letër”, thotë Çollaku.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, vendimi për vënien e hapave të parë për ngritjen e industrisë ushtarake është nënshkruar, teksa Komisioni ndërministror do të hulumtojë dhe negociojë rreth hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit, që parashihet të jetë e para në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën