TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ngritet aktakuzë kundër 37 personave për tragjedinë në Koçan

by TËVË 1
7 muaj ago
1
A A
Sot varrosen viktimat e tragjedisë së Koçanit

The building of a nightclub is damaged following a massive fire early Sunday in the town of Kocani, North Macedonia, Monday, March 17, 2025, (AP Photo/Armin Durgut)

Pas afërsisht tre muaj nga tragjedia e Koçanit në klubin e natës “Puls”, në të cilën humbën jetën 62 persona, Prokuroria Publike e Shkupit përmbylli hetimin. Nga 50 të dyshuar paraprakisht, aktakuzë u ngrit kundër 37 personave.

Kryeprokurori Lupqo Koqevski, theksoi se të akuzuarit ngarkohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa njëri do të ndiqet edhe për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.

“Të akuzuarit, veprën e kanë kryer duke qenë të vetëdijshëm, duke mos vepruar sipas dispozitave dhe rregullave teknike për mbrojtje, ndërsa një pjesë e tyre edhe me mjet të përgjithshëm dhe të rrezikshëm, me të cilin është shkaktuar zjarri”, tha Lupqo Koqevski, kryeprokuror.

Për 11 të dyshuar është ndërprerë procedura, përfshirë edhe për dy ish ministra të Ekonomisë, ndërsa për 2 persona të tjerë ka ndaluar hetimi, për njërin për shkak gjendjes shëndetësore, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë.

“Në lidhje me personat e dyshuar të tjerë për të cilët udhëhiqej hetim, procedura do të ndërpritet, megjithatë për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. Që do të thotë se nëse në periudhën e ardhshme, sigurohen prova, mundet që procedura të vazhdojë edhe për ato, ashtu sikur edhe për eventualisht persona tjerë”, theksoi Lupqo Koqevski, kryeprokuror.

Siç theksoi Koqevski, të akuzuar të parë janë 3 persona, përgjegjës, pronarë dhe drejtues të personave juridik të cilët kanë menaxhuar me klubin e natës “Pulse”. Objekti nëpërmjet procedurave të paligjshme, është ridestinuar për kabare edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet minimale teknike. Respektivisht, ka qenë në kundërshtim me Ligjet për ndërtim, nuk ka pasur plan për vlerësimin e rrezikut, mbrojtje dhe shpëtim. Gjithashtu është ndërtuar me materiale lehtësisht të djegshme, ndërsa nuk ka pasur sistem kundër zjarrit.

Të akuzuar janë edhe dy ish ministra të Ekonomisë, pasi prej këtij resori kanë dalë licencat për funksionimin e klubit të natës “Pulse” edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore.

Krahas tyre janë të akuzuar një sekretare shtetërore dhe pesë zyrtarë shtetërorë. Njëri prej zyrtarëve shtetëror, sipas Prokurorisë vazhdimisht i ka përgatitur licencat për “Pulse”, ndërsa i njëjti direkt ka kërkuar dhe pranuar dhurata për t’i siguruar licencat. Në vitin 2019, njëri prej zyrtarëve ka kërkuar dhe fituar 12 mijë denarë dhuratë të cilat i janë paguar në llogari bankare. Ndërsa në vitin 2024 për 226.000 denarë, njëri prej të akuzuarve i ka punuar dy licenca të falsifikuara, të cilat i ka vulosur me vulën zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa në të qëndron nënshkrimi me dorë i sekretarit shtetëror.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe tre ish kryetarët e Komunës së Koçanit, të cilët nuk kanë ndërmarrë veprime për të mos lejuar funksionimin e klubit të natës edhe pse objekti nuk është parashikuar në Planin Detal Urbanistik të Koçanit.

Të akuzuar janë edhe katër drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët kanë shërbyer në vitet 2012 – 2025, por edhe një inspektor i cili ka punuar në këtë drejtori. Të akuzuarit, nuk kanë organizuar mbikëqyrje për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa asnjëri prej drejtorëve nuk ka emëruar inspektor për Koçan.

Në listën e të akuzuarve janë edhe 3 inspektorë ndërtimorë të Komunës së Koçanit, të cilët fare nuk kanë kryer mbikëqyrje inspektuese, por edhe 4 inspektorë nga Inspektorati Shtetërorë, të cilët kanë qenë të angazhuar për rajonin e Koçanit, Sveti Nikollës, Dellçevës, Berovës dhe Vinicës. Ata fare nuk kanë vepruar dhe kryer inspektime.

Nën akuzë, do të jenë edhe 5 persona tjerë lidhur me sigurimin e objektit. Respektivisht do të ndiqet penalisht drejtuesi i një agjencisë private për sigurim nga Shkupi dhe 4 personave të cilët kanë kryer sigurimin fizik, njëri prej të cilëve fare nuk ka pasur licencë për punë. Të akuzuarit, nuk kanë vepruar sipas Ligjit për Sigurim Privat, klubin e kanë siguruar pa vlerësim të sigurisë dhe kontroll të kushteve për siguri, hyrjeve dhe daljeve, rregullsisë dhe plotësimin e kapaciteteve. Nuk ka pasur plan për siguri dhe evakuim, nuk kanë ndaluar hyrje e personave të mitur, ndërsa kanë lëshuar të futen në objekt më shumë persona se sa kapaciteti, një pjesë e tyre edhe pa bileta.

Prokuroria, konfirmoi se arsyeja e zjarrit janë mjetet piroteknike të cilat janë ndezur brenda objektit. Mjetet, siç tha Prokuroria janë furnizuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk ka pasur paralajmërim në polici për përdorimin e tyre. /Alsat.mk/

Tags: AktakuzaKoçanTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është një ‘zyrë noteri’

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është një ‘zyrë noteri’

Pentagoni firmos kontratë 8.6 miliardë dollarëshe me Boeing për fuqizimin ajror të Izraelit

Pentagoni firmos kontratë 8.6 miliardë dollarëshe me Boeing për fuqizimin ajror të Izraelit

Moska aktivizon raketat Oreshnik me kapacitet bërthamor

Moska aktivizon raketat Oreshnik me kapacitet bërthamor

Turqia arreston 357 të dyshuar të IS në një operacion të gjerë mbarëkombëtar

Turqia arreston 357 të dyshuar të IS në një operacion të gjerë mbarëkombëtar

Kombëtarja kuqezi synon dy futbollistë të ri për vitin 2026

Kombëtarja kuqezi synon dy futbollistë të ri për vitin 2026

Po rikthehet në formën e duhur, Broja shihet si titullar sonte ndaj Newcastle

Po rikthehet në formën e duhur, Broja shihet si titullar sonte ndaj Newcastle

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

“Sa herë bi e çohem më shkojnë mendët tek ai”, rrëfimi i familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Reçakut

Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në fshatin Reçak

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën