TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritën dyshimet për nivele të larta të pesticideve në mandarina

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
Ngritën dyshimet për nivele të larta të pesticideve në mandarina

Mandarinat që vijnë nga Shqipëria thuhet të jenë në nivel më të lartë të pesticideve. Për këtë nga AUV në Kosovë kanë marrë mostrat dhe janë duke pritur rezultatet e testimit. E qytetarët thonë se tani janë duke konsumuar më pak mandarina shkak i këtij shqetësimi të ngritur.

Është konsumues i madh i mandarinës.

Por këto ditë, Qazim Kozmaqi, qytetar nga Prishtina që e ka për qejf shumë këtë frut, tani është duke blerë më pak.

Krejt, kjo prej lajmit që mandarinat nga Shqipëria dyshohet të kenë nivel të lartë të pesticideve.

“Jam konsumues i mandarinës po diçka tash na kanë bërë pak merak  e i kemi ndal pak për pesticide e s’po e dimë as është e vërtetë  a nuk është. Jam tu i ble por me pakicë se blefshim  goxha me shumicë, konsumues i rregullt pasi që mandarina është vitaminë C”, tha Kozmaqi.

Dikush e ka vështirë të identifikojë prejardhjen e mandarinave.

“Nuk kam dëgju, nuk e di. Me ditë se cilat janë me ditë që janë qashtu me pesticide nuk i blejë por ku me ditë në, konsumatorët normal ku me i ditë si njohim”, u shpreh një tjetër qytetar, Ali Krasniqi.

Megjithëkëtë, muaji dhjetor njihet si i mandarinës për shkak të konsumit të madh të tyre.

“Ky muaj është i mandarinës e që shitet më së shumti. Brenda një ditë shiten 150 kilogram apo 200”, tha shitësi, Patriot Maqastena.

Sipas Maqestenes në momentin që kanë një njoftim zyrtar për vlerat e larta të pesticideve  në mandarina do të ndërmerr masa të menjëhershme.

“Po ne e ndalojmë këtu më së marrim hiç, nuk shesim hiç mandarina ose e marrim prej tjerave vende”, tha ai.

E nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit thonë se nuk ka vend për shqetësim, megjithatë secila ngarkesë po kontrollohet në detaje.

“Ne nga lajmet që kanë buruar nga njoftimet e Bashkimit Evropian për disa ngarkesa me origjinë nga Shqipëria që kanë rezultuar mbi limitet e lejuara të prezencës së pesticideve, ne menjëherë e kemi vendos masën e kontrollit të detajuar apo kontrollit të shtuar , ku secila ngarkesë do të mostrohet dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në detektim të prezencës apo jot ë pesticideve  mbi normat e lejuara. Secila ngarkesë që mostrohet do të mbetet e bllokuar deri në ardhjen e rezultateve laboratorike”, tha Lamir Thaçi nga AUV-i.

Se çfarë shkaktojnë pesticidet në frutin e mandarinës e tregon nutricionistja, Flora Hajrizi.

Mandarinat janë fruta të pasura me vitaminë C, vitaminë A, kalium, fibra dhe antioksidantë, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Ndërsa për të minimizuar rreziqet, rekomandohet larja e kujdesshme me ujë dhe sodë buke ose uthull, e heqja e lëkurës.

Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga Shqipëria i kanë refuzuar pas analizave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme, ky është rendi i dites

Nga sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente do të punohet me orar të rregullt

MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në zonën Schengen

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Nga sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente do të punohet me orar të rregullt

MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në zonën Schengen

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën