TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt, motivet që quan tek vrasja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023. I dyshuari kryesor është ish bashkëshorti i saj, Naim Murseli, bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën. Për ngritjen e kësaj aktakuze është punuar më shumë se një vit edhe nga hetuesit policor pasi fillimisht rasti ishte paraqitur si grabitje. Sipas prokurores së rastit, Jovorka Perlinqeviq, Liridona dhe ish bashkëshorti i saj Naimi kanë pasur ç’rregullime në martesë deri në probleme financiare. Nga familja e Liridonës, presin dënim maksimal për të akuzuarit.

nga Fetije Kamberi
15 Janar, 2025
1 0
A A

Për më shumë se një vit, këta zyrtarë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës zhvilluan hetime për vrasjen e Liridona Ademaj, që kishte tronditur shtetin nëntorin e vitit 2023.

Ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e 39 vjeçares u ngrit aktakuzë të mërkurën.

Ish bashkëshorti, i Liridona Ademaj, Naim Murseli akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë Liridonën më 29 nëntor te 2023-tës.

Ndërsa, Granit Plava akuzohet si doras, derisa Kushtrimi Kokalla, ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë (FSK), akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale. Të tre janë në paraburgim.

Në akuzë është përfshirë edhe një i dyshuar i katërt, që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në rast.

Sipas prokurores së rastit, Jovorka Perlinqeviq kjo lëndë është vonuar kaq shumë për shkak të hetimeve për motivin e vrasjes.

“Dua të sqaroj pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ngritja e Aktakuzës. Provat janë mbledhur shpejt për veprën penale. Çka ka munguar ka munguar motivi dhe e kemi të njohur faktin se e ndjera me familje ka jetuar në Suedi. Organeve atje iu jemi drejtuar për të kërkuar të dhëna, nëse kanë pasur të dhëna në lidhje me problemet. Derisa nuk i kemi pasur të dhënat në lidhje me këtë, nuk kam mundur ta ngrisë Aktakuzën. Tani që kemi edhe motivin kemi zbuluar edhe faktin pse ka ndodhur dhe pse janë përfshirë, edhe si janë përfshirë edhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Nuk mundemi me i tregu të gjitha motivet, sepse Aktakuza është dërguar në Gjykatë, por mund të themi se përderisa kanë jetuar në Suedi, Liridona dhe Naimi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore e familjare, gjatë të cilave kanë ardhur edhe deri të problemet pasurore. Arsyet e tjera, të cilat i ka pasur Naimi që ta planifikojë dhe ta bëjë këtë vrasje, mund t’i kuptoni në Gjykatë kur të fillojë seanca”, tha Perlinqeviq.

Sipas saj ka pasur kërkesa nga të pandehurit për pranim të fajësisë por nuk i kanë pranuar.

“Marrëveshje në këtë lëndë për pranim të fajësisë nuk ka pasur, edhe pse mund të themi se ka pasur kërkesë. Për shkak të rastit të rëndë nuk do të ketë marrëveshje për pranim të fajësisë”, tha prokurorja e rastit.

E  kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi theksoi se hetimet janë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit.

Dy nga hetuesit në këtë lëndë që morën pjesë edhe në këtë konferencë ishin Nazim Haliti dhe Ibrahim Sahiti.

E të mërkurën, prezent në sallë ishte edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

Ai pas ngritjes së aktakuzës ka thënë se si familje presin dënim kapital për ta.

Ai tha se edhe fëmijët e Liridonës kanë mësuar për këtë rast dhe tregoi për gjendjen e tyre.

Rasti i vrasjes së 39-vjeçares fillimisht u raportua nga Policia si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Por vetëm një ditë më vonë, Policia arrestoi bashkëshortin e saj, si të dyshuarin kryesor për planifikimin e vrasjes.

Vrasja e Liridona Ademajt nxiti reagime të mëdha në opinion, që u shoqëruan me protesta.

Tags: Liridona Ademaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X