TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ngrihet aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Trepçës, akuzohen vepra penale

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Shënohet 35 vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak se të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të pozitës.

Të pandehurit H.U., Q.B., S.I., akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, me dashje duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrën zyrtare me qëllim që personi A.T., të përfitojë dobi.

“Duke mos përfillur dispozitat ligjore për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i pandehuri H.U., në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të pandehurit Q.B., S.I., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e një punonjësi – vozitësi të menaxherit në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, e përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin për propozimin e kandidatit të vetëm A.T., për pranimin në pozitën e shoferit, edhe pse e kanë ditur se në këtë rast duhet përsëritur konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kushtet me konkurs”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë,  i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar u.d menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“, akuzohet se me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore, duke tejkaluar kështu kompetencat e tij dhe nuk i përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin A.T.,

“Konkursi për pozitën vozitës i menaxherit të Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A., edhe pse është dashur të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit, i njëjti konkurs ka mbetur i hapur vetëm tetë (8) ditë, e po ashtu është dashur të përsëritet konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

“I pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes ‘Trepça’ SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të “Ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik“ dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllaut të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën ‘Vozitës’ në këtë ndërmarrje”.

Ndërkaq, Prokuroi i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit./teve1.info/

Tags: aktakuzeTrepçavepra penale
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Mund të ketë reduktime të ujit sot”, Rivanolli jep detaje nga situata në Ibër-Lepenc

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Bugaqku: Shpallja e rezultateve nga KQZ pa afatin e ankesave mund të jetë e paligjshme

Bugaqku: Shpallja e rezultateve nga KQZ pa afatin e ankesave mund të jetë e paligjshme

Shtypet vetura nga shembja e murit në Han të Elezit, dërgohet në spital shoferi

Shtypet vetura nga shembja e murit në Han të Elezit, dërgohet në spital shoferi

AUV tërheq nga tregu dy produkte të Aptamil për fëmijë, dyshohet për prani të substancës së rrezikshme

Emisioni “Info Nata” 30.01.2026

Manipuluesit e votave mund të dënohen deri me pesë vite burgim

Kontestohet ligjshmëria e shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja pa u konsumuar afati për ankesa

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Përfundon rinumërimi i votave të 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën