TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ngrihet aktakuzë ndaj 10 personave për gjuajtje me eksplozivë në një lokal në Pejë

nga teve1
1 muaj më parë
0
A A
Ngrihet aktakuzë ndaj 10 personave për gjuajtje me eksplozivë në një lokal në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndihma në kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, veprën penale “kanosja”, dhe  veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me datë 23 prill 2024, rreth orës 1:10,  në një lokal në Pejë,  duke gjuajtur eksplozivë dhe me veprimet e tij të rrezikshme ndaj lokali,  ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe ka shkaktuar dëme materiale, derisa i pandehuri paraprakisht ishte furnizuar  në pompë të derivateve prej 1.5 litra dhe me të njëjtën e kishte hedhur në drejtim të lokalit duke ia vënë zjarrin.

Reklamë

Gjithashtu, i pandehuri B.K, akuzohet edhe për veprën penale “Kanosja”, përderisa ishte duke u transportuar në stacionin policor, ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “a e desh uniformën ti, shihemi pa uniforme, e sheh ti kush jam unë Peja është e vogël”, duke vazhduar me fjalë kanosëse edhe në stacionin policor ndaj zyrtarit policor me fjalët “pse po bëhesh si polici Triumf Riza, a e din se fati i tij te pret edhe ty”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori i shteti, akuzohen edhe tre të pandehurit M.E, D.B dhe L.A, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar  të kryhet vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në lokalin i cili ishte cak i të pandehurve.

“Gjashtë të pandehurit, A.R, A.M, T.M, E.B, A.K dhe Y.D, në bashkëkryerje natën kritike, pasi gjuhet eksplozivi në lokal nga i pandehuri, shkojnë tek të pandehurit, këtë rast të dëmtuarit dhe i grushtojnë e i shkelmojnë duke ju shkaktuar lëndime, për çka akuzohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor””, thuhet në aktakuzë.

I pandehuri, A.R, po ashtu thuhet se akuzohet edhe për veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj” për shkak se natën kritike me thikë kishte shpuar gomat e veturës, e cila ishte shfrytëzuar nga të pandehurit për djegien e lokalit.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Propozimi i deputetëve që dihet se nuk i kanë votat, skenar për vazhdimin e bllokadës

Shala: Propozimi i deputetëve që dihet se nuk i kanë votat, skenar për vazhdimin e bllokadës

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Berisha thotë se VV nesër mund të propozojë një grua, flet nëse PDK do ta votonte Kusari-Lilën

Berisha thotë se VV nesër mund të propozojë një grua, flet nëse PDK do ta votonte Kusari-Lilën

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Rusia urdhëron instalimin paraprak të aplikacionit rival të WhatsApp në të gjitha telefonat dhe tabletët

Sulmi rus me raketa vret 7 persona në Kharkiv, ndërsa Zelensky shkon në Uashington

Një i vdekur nga sulmi i tretë më i madh rus ndaj Ukrainës këtë vit

“Mesditë”- 21.08.2025

“Mesditë”- 21.08.2025

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X