TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ngrihen pikëpyetje nëse marrëveshja pa nënshkrim me Serbinë duhet të dërgohet në Kuvend

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Ngrihen pikëpyetje nëse marrëveshja pa nënshkrim me Serbinë duhet të dërgohet në Kuvend

Marrëveshja pa nënshkrim mes Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet se nuk duhet të shkojë në Kuvend për ratifikim. Refuzimi i palës serbe për të nënshkruar fillimisht marrëveshjen bazë me 27 shkurt në Bruksel, pastaj edhe aneksin e zbatimit më 18 mars në Ohër, po shihen si sinjale për paqëndrueshmërinë juridike të ujdisë, megjithëse partnerët ndërkombëtarë thonë se e njëjta është ligjërisht e obligueshme. Njohësit thonë se nuk është e drejtë që Serbia po ia hedh kaq lehtë me faktin që nuk e nënshkruan. Në anën tjetër, kjo marrëveshje po vlerësohet si kundër kushtetuese nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti dështoi të sjellë njohjen reciproke me Serbinë, përmes politikës siç e quajti ai, “të the qafës me partnerët ndërkombëtarë”.

“Kurti ka dështuar që të sjellë njohjen reciproke. Prandaj kjo marrëveshje, që nuk po e themi vetëm ne, por po e thonë edhe ekspertët kushtetues që madje është edhe kundër kushtetuese. Natyrisht është rezultat i dialogut të Kurtit dhe politikës ‘të the qafës’ me partnerët ndërkombëtarë”, deklaron ai.

Ndërkaq, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se marrëveshja si e tillë pa nënshkrim mes Kosovës dhe Serbisë është e vështirë të dërgohet në Kuvend për të marrë aminin e deputetëve.

Sipas tij, duhet të shikohen të gjitha hollësitë juridike të Kushtetutës dhe Konventës së Vjenës nëse marrëveshja në këtë formë mund të dërgohet në Parlament apo jo.

“Në gjykimin tonë, siç është marrëveshja tash, kur nuk ka as iniciale dhe as nënshkrime është e vështirë të dërgohet si e tillë në Kuvend, por duhet të shikohen hollësitë juridike të Kushtetutës dhe Konventës së Vjenës nëse një marrëveshje e tillë pa asnjë iniciale dhe asnjë nënshkrim duhet të dërgohet në Kuvend apo jo. Në këtë pikë ka pikëpyetje ende”, thekson Fetahu.

Ai kërkon nga institucionet e Kosovës që t’i bëjnë presion Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i kërkojnë Serbisë ta nënshkruajë marrëveshjen dhe zbatojë atë.

“Të kenë një strategji koordinimi dhe planifikimi dhe një lloj trysnie të butë edhe me BE-në dhe vendet e tjera që kanë qenë sponsorizuese të kësaj marrëveshjeje që të hedhin një presion tek pala serbe për të nënshkruar apo të paktën për t’u zotuar 100 për qind në implementimin e saj në praktik. Historia ka dëshmuar të kundërtën. Po ashtu nuk është e drejtë që pas gjithë asaj fushate ku thuhet se do të ketë ndëshkime për palët që nuk e nënshkruajnë kjo pajtueshmëri vetëm në mënyrë xhentëlmenë verbale të kalojë aq lehtë për Serbinë, e cila po e refuzon marrëveshjen. Mbi të gjitha BE-ja në veçanti, por edhe ShBA, të gjejnë modalitete për ta bërë këtë marrëveshje të obligueshme. Në këtë fazë të cilën është pa nënshkrime dhe kur Serbia nuk e dërgon ende në Kuvend, kjo marrëveshje është ende në ajër dhe mund të kemi shumë interpretime dhe debate që vazhdojnë në pafundësi dhe efekti i saj mund të jetë zero”, shton Fetahu.

KP pyeti të martën edhe kryeministrin Kurti në lidhje me mundësitë që marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë të dërgojë në Kuvend, mirëpo nuk dha një përgjigje konkrete, por shtoi se kjo do të diskutohet me deputetët në seancën e së enjtes.

Megjithëse nuk pati nënshkrim të marrëveshjes Kosovë – Serbi, ndërmjetësuesi i dialogut, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme dhe ka hyrë në fuqi në momentin e dhënies së deklaratës së tij. Të njëjtën e ka potencuar edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Tags: kuvendiMarrëveshja në Ohërnënshkrimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën