TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ngërçi” në Kuvend – Kush po e bllokon konstituimin?

Nga opozita po vazhdojnë ta akuzojnë Vetëvendosjen se po bllokon qëllimshëm konstituimin e Kuvendit, derisa pati edhe gatishmëri për zgjedhje të reja.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
1 0
A A

Kjo seancë e së premtes nuk dalloi nga ajo e dy ditë më parë.

Kjo pasi edhe këtë herë, nuk arriti të zgjidhej kryetari i Kuvendit të Kosovës.

E pas dështimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi akuzoi Vetëvendosjen se po bllokon qëllimshëm këtë proces.

Sipas tij, Kuvendi ose duhet të konstituohet ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Është e pakuptimtë, e turpshme që për teket e një personi, një kandidati, një deputeteje me mbet peng shteti. Kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për tekat e një partie e një kandidati. Kanë pasur mundësi që ta ndërrojnë kandidaten sepse nuk imponohen kandidati kur s’e ke shumicën parlamentare…Hapin e parë e ka personalisht Albin Kurti si kryetar i VV-së. Ai duhet ta ndërrojë këtë kandidat. Ose duhet me konstituu kuvendin ose me shku me marrëveshje politike, me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk ka zgjidhje tjetër”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se nuk mund të bëjnë kompromis për një figurë të papranueshme për ta.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan ndërrim të emrit të propozuar.

E nga NISMA thanë se Vetëvendosje duhet të lëshojë rrugë.

Qëndrim nuk ndryshoi as Duda Balje nga radhët e komunitetit boshnjak.

Datë për shkuarje potencialisht në zgjedhje, dha deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

“Është e paraparë në Kushtetutë që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor është e paraparë që të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditë e diel, më 27 prill. Kjo situatë nuk është se mund të shkojë në pafundësi, mund të sjellë në një rrethanë tjetër ku diskutimi i përbashkët me subjekte po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha ajo.

Përfaqësuesit e LVV-së kanë insistuar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën