TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ngërçi në Kuvend, ish-ministri i Financave paralajmëron krizë financiare në Kosovë

nga Tëvë1
10 orë më parë
2
A A
​Ngërçi në Kuvend, ish-ministri i Financave paralajmëron krizë financiare në Kosovë

Kriza politike që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës po e shtyn vendin drejt një krize buxhetore.

Mos-rishikimi i buxhetit për vitin 2025 rrezikon të lë projekte pa financim, ndërsa përgatitja për buxhetin e vitit 2026 mund të dështojë nëse situata politike nuk zgjidhet së shpejti, raporton KosovaPress.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, deklaron për KosovaPress se Kosova rrezikon të hyjë në vitin 2026 pa një buxhet të miratuar, për shkak të mungesës së institucioneve funksionale dhe ngërçit të zgjatur politik.

Në një intervistë për KosovaPress, Shatri thotë se afatet ligjore për përgatitjen e buxhetit për vitin 2026 janë afër, por nuk ka sinjale se dikush po punon në këtë drejtim nga Qeveria apo Kuvendi që duhet ta miratojë.

Sipas tij, mungesa e funksionimit të institucioneve ka ndikuar drejtpërdrejt në stagnimin e zhvillimit ekonomik, realizimin e buxhetit dhe në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Dy aspekte të dëmeve në buxhet janë nga ky ngërç politik, nga kjo amulli që e ka gjetur Kosovën. E para, buxheti i aprovuar për vitin 2025 nuk mund të implementohet në formë të plotë pa institucione të mirëfillta. Buxheti për vitin 2026 sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, ku janë përcaktume termet kohore të përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm, nuk po shoh që dikush o duke punuar. Me 30 tetor, buxheti për vitin 2026 duhet t’i dorëzohet Kuvendit. As nuk ka qeveri që e përgatit, as nuk ka Kuvend që e miraton…Por, nëse vazhdon kështu, me këtë farë papërgjegjësie totale të njerëzve që e konsiderojnë veten liderë të këtij vendi ka shanse, që kemi me hy në vitin 2026 pa buxhet, të miratuar. Buxheti është baza materiale e shtetit, kolapson. S’ka paga për polici, për ushtri, për administratë, për kurrgjë…Edhe implementimi (për vitin 2025) ngecë, përveç pagave dhe pensioneve që janë standarde dhe janë rregulla që nuk ndryshohen, ato shkojnë me njëfarë inercioni. Por investimet kapitale edhe këto pagesat tjera që janë ngecin, marrëveshjet ndërkombëtare që kanë bëjë me ndonjë ndihmë të jashtme, me ndonjë donacion, me ndonjë program zhvillimor”, thotë Shatri.

Shatri thekson se viti 2025 veçse është një vit i humbur, për shkak të krizës institucionale dhe përqendrimit të klasës politike në përplasje të brendshme.

“Stagnimi i deritashëm, mos e dhashtë Zoti me vazhdua edhe ma tutje, e ka dëmtuar vendin jashtëzakonisht shumë, në ndikimin e zhvillimit ekonomik, në realizimin e investimeve nga ana e buxhetit, në realizimin e të hyrave që vijnë qoftë si donacione, qoftë si investime të huaja, qoftë si investime private, po që vijnë nga jashtë në të gjitha format. Është një vit i humbur komplet, sepse kemi kaluar gjysmën e vitit kalendarik dhe asgjë nuk ka lëvizë dhe ka katër – pesë muaj që askush nuk merret me probleme të zhvillimit, me problemet e mirëqenies së qytetarëve, por vetëm me këto aferat politike, problemet politike, duke e quajtur fajin dikush te ish-opozita, dikush te ish-pozita. Po në këtë mënyrë, faji po mbetet jetim, ndërsa dëmi po i faturohet Kosovës”, deklaron Shatri.

Ai foli edhe për çmimet e energjisë elektrike, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar negativisht në standardin e qytetarëve dhe në koston e funksionimit të bizneseve.

“Problemi me energjinë është problem i veçantë, që është shumëdimensional. Rritja e çmimeve të energjisë ka ndikuar edhe në standardin jetësor të qytetarëve, edhe në vështirësimin e bizneseve në punë kryerje, sepse energjia në prodhim dhe në biznes, si shpenzim merr pjesë goxha shumë, në vende-vende deri në 30 për qind të shpenzimeve të prodhimit. Rritja e kësaj, e këtij faktori, rritja e energjisë si faktor i domosdoshëm, i dëmton edhe ia keqëson pozitën materiale në treg të gjitha ndërmarrjeve tona…Tash kompani të afërta me qeverinë bëjnë biznes me shitblerje të energjisë, që është tregu më i përshtatshëm për keqpërdorim, sepse qarkullimi ditor, e mos të flas dhe vjetor, është aq i madh që ja tejkalon shumë herë qarkullimit të mallrave të ndaluara…Faji adresohet në bazë të pozitave në qeverisje”, nënvizon Shatri.

Shatri po ashtu kritikon qeverinë në detyrë për trajtimin e bizneseve, sipas tij klima për të bërit biznes është rënduar.

“Bizneset nga kjo qeveri që po përfundon kanë qenë të shtypura, kanë qenë nën presion me të gjitha format, duke i quajtur oligarkë, t’u i pa si armiq…Klima e të bërit biznes është vështirësua me çmim të energjisë, me probleme të shumta që janë të pranishme dhe normalisht bizneset ose shuhen ose ndërrojnë lokacionin e shkojnë në shtet tjetër…Ka ndikuar edhe tek tërheqja e investitorëve të jashtëm. Sa janë investimet e huaja edhe ato që janë, një shifër që po përmendet, ato janë krejt në investime në blerje në patundshmëri, që vijnë, do të thotë diaspora jonë, blejnë banesa kur vijnë këtu për me i pasur. Do të thotë krejt janë investime të cilat shumë pak kanë efekt në zhvillim ekonomik”, shprehet Shatri.

Në nëntor të vitit 2024, Kuvendi i Kosovës pati miratuar projektbuxhetin prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Ndërsa, buxheti për vitin 2024 ka qenë në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Qeveria e Kosovës është e obliguar të bëjë rishikimin e Ligjit të Buxhetit për çdo vit, por deri më tani mbetet ende paqartë nëse do të ndodh një gjë e tillë për vitin 2025, për faktin se tashmë Qeveria është në detyrë.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarret i afrohen shtëpive – banorët e Trudës në betejë me flakët

Zjarret i afrohen shtëpive – banorët e Trudës në betejë me flakët

Rruga ‘Imer Musa’ në Pejë mbetet e paasfaltuar një vit pas punimeve – Komuna premton zgjidhje së shpejti

Rruga ‘Imer Musa’ në Pejë mbetet e paasfaltuar një vit pas punimeve – Komuna premton zgjidhje së shpejti

Raporti: Policisë së Kosovës i duhen 13.7 minuta për të reaguar pasi të pranohet informata

Raporti: Policisë së Kosovës i duhen 13.7 minuta për të reaguar pasi të pranohet informata

Ish-gjenerali i FSK-së: 1600 persona të trajnuar dhe të armatosur po përkujdesen për Vuçiqin

Riho Terras: Kosova s’mund të presë ndihmë nga BE-ja pa zgjidhur krizën e brendshme

Riho Terras: Kosova s’mund të presë ndihmë nga BE-ja pa zgjidhur krizën e brendshme

Dështimi i 53-të në Kuvend – Vetëvendosje thotë se i mungon vetëm një votë për qeverinë

Dështimi i 53-të në Kuvend – Vetëvendosje thotë se i mungon vetëm një votë për qeverinë

Zjarret masive godasin rrjetin elektrik – KOSTT ndërhyn, Policia në terren

Zjarret masive godasin rrjetin elektrik – KOSTT ndërhyn, Policia në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X