TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Nga toka në treg”, gratë tregojnë fuqinë e tyre në bujqësi

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
​“Nga toka në treg”, gratë tregojnë fuqinë e tyre në bujqësi

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur panairi i produkteve të grave në agrobiznes, ku gratë rurale nga komuna të ndryshme të Kosovës ekspozuan prodhimet e tyre vendore. Qëllimi i këtij panairi është fuqizimi ekonomik i grave dhe promovimi i rolit të tyre në zhvillimin bujqësor e rural të vendit.

Me ushqime tradicionale, spec e turrshi, mjaltë e shumë produkte të tjera bujqësore-ushqimore të tjera, ato prezantuan në këtë panair.

Nga komuna e Vitisë, Valdete Sahiti tha se këtë vit ka mbi njëzet mijë kavanozë me spec turrshi e ajvar.

Sahiti tha se më shumë ka përkrahje nga organizatat joqeveritare sesa nga institucionet përkatëse.

“Ky është prodhim diku 70 për qind i yni, që e bëjmë vet.. Ne jemi si biznes i regjistruar që shtatë vite, njëherë si shoqatë e grave, por gradualisht pamë që interesimi i grave për një bashkëpunim mes vete, atëherë vendosëm e bëmë një SHPK. Diku mbi njëzet mijë kavanoza këtë vit i kam.. Përkrahje përveç që po e subvencionojnë këtë kultivimin e specit, përkrahje më shumë kemi nga organizatat”, tha Sahiti.

E, Xhemile Krasniqi nga komuna e Obiliqit, e cila po shiste mjaltë vendore, thekson se panairet janë një mundësi e mirë për promovimin e produkteve bujqësore.

“Është e disata herë nuk është hera e parë edhe si biznes por edhe si shoqatë këtu në panair… Ne nuk shpenzojmë sepse merremi vetë me bletë, kjo është mjaltë që ne e kemi në shtëpi, e sjellim këtu thjeshtë për të bërë reklamë biznesin tonë, dimë se çka konsumojmë të paktën konsumatorët tonë që të mos importojnë por të blejnë prodhime vendore.. kur je pjesë e një panairi, je e përkrahur në njëfarë mënyre’, shtoi Krasniqi.

Edhe Gjyla Vllahiu nga komuna e Podujevës, e cila po shiste ushqime tradicionale shtoi se këto lloj panairesh duhet të mbahen më shpesh në Prishtinë.

“Është vështirë por jo shumë se ja kam marrë dorën.. Nuk kam shumëzuar shumë, disa i kam pasur të gatshme, disa i kam bërë. Mirë është nuk është keq, duhet të bëhet më shpesh”, shtoi ajo.

Në hapje të panairit mori pjesë edhe përfaqësues nga Ministria në detyrë e Bujqësisë, Imri Demelezi, i cili theksoi rëndësinë që qeveria i kushton rolit të grave në shoqëri dhe veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Bujqësisë e konsideron thelbësorë rolin e grave në shoqëri, jo vetëm si parim moral dhe ekonomik, por si një bazament si fillim të qëndrueshëm socio-kulturorë. Si qeveri gjatë këtyre viteve kemi tentuar në maksimum në rrethana dhe buxhetin që t’i kushtojnë rëndësi grave në shoqëri, sidomos për të arritur targetin e barazisë gjinore. Si Ministri e Bujqësisë kemi hartuar programet në kuadër të programeve tona për subvencionim dhe grante. Jemi duke tentuar me afrua masa alternative të cilat e vendosin në pah rolin e gruas në shoqëri e sidomos atyre rurale”, tha ai.

E ushtruesi i detyrës në drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Fexhri Hyseni u shpreh se komuna është e përkushtuar të mbështesë gratë në zonat rurale, megjithëse pranoi se ende ka shumë punë për t’u bërë.

“Komuna e Prishtinës brenda kapaciteteve të saj buxhetore gjatë gjithë kohës ka bërë përpjekje maksimale për përkrahjen e grave, sidomos të grave në zona rurale, Në përmirësimin e kushteve të tyre të jetës. Kjo përkrahje jemi të vetëdijshëm që nuk është e mjaftueshme dhe planet programe tona konsistojnë në atë që këto të shkojnë gjithmonë duke u rritë”, tha Hyseni.

Ndërkaq, drejtoresha e UN Ëoman në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi tha se gratë rurale janë ato që më së miri e njohin tokën dhe përballen çdo ditë me sfida të shumta, përfshirë edhe vështirësitë për qasje në pronë dhe kredi.

“Kjo ditë është për ju që e njihni tokën më mirë se kushdo dhe që ktheni çdo sfidë në mundësi dhe ndryshim… Jemi duke zbatuar një projekt konkret i cili ka pasur një fokus në komunat e afërtura kryesisht vërshimet para disa viteve megjithatë. Jemi duke punuar edhe me ministrinë me dosa analiza të përgjithshme… Jemi shumë të vetëdijshëm me sfidat që keni ju me qasjen dhe të drejtën në tokë e që është një prej sfidave serioze që i pengon gratë në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve të tyre duke i kufizuar qashe në kredi”, u shpreh ajo.

Panairi luan një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e produkteve bujqësore, duke ofruar një mundësi të drejtpërdrejtë për fermerët dhe prodhuesit që të prezantojnë punën e tyre përpara konsumatorëve, blerësve dhe partnerëve të mundshëm. Përmes një panairi, produktet vendase marrin vëmendjen që meritojnë, rritet ndërgjegjësimi për cilësinë dhe origjinën e tyre, si dhe krijohen mundësi për lidhje të reja tregtare. Një panair gjithashtu ndihmon në forcimin e identitetit lokal dhe në nxitjen e ekonomisë rurale, duke promovuar traditat, teknikat dhe inovacionet në sektorin bujqësor./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Mitrovicë – Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje votash

Ademi surprizon Lladrovcin me torte në Suedi për fitoren e tij në Drenas

Ademi surprizon Lladrovcin me torte në Suedi për fitoren e tij në Drenas

PDAK mohon sulmin ndaj Danush Ademit: As ne as kryetari ynë nuk e sulmuam fizikisht askënd

PDAK mohon sulmin ndaj Danush Ademit: As ne as kryetari ynë nuk e sulmuam fizikisht askënd

Rrezik i një agresioni ushtarak për Kosovën?

​Edhe 12 ditë afat, a do të formohet qeveria e re?

Trump largon sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perendimor

Kolonët izraelitë shkulën pemët e ullirit dhe dogjën një makinë në Bregun Perëndimor të pushtuar

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Mitrovicë – Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje votash

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas gjobës së FIFA-s ndaj FSHF-së: Ky dënim kaq i madh në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë

Dueli Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë, policia njofton masat

Uzuni në vend të Brojës te Shqipëria

Lojtari i Shqipërisë: Nuk shkuam për të luajtur në Serbi, por për të shkruar historinë

Qeveria irlandeze përgatit paketë të madhe ndihme për rindërtimin e Gazës

Qeveria irlandeze përgatit paketë të madhe ndihme për rindërtimin e Gazës

Ademi surprizon Lladrovcin me torte në Suedi për fitoren e tij në Drenas

Ademi surprizon Lladrovcin me torte në Suedi për fitoren e tij në Drenas

Venezuela mbyll ambasadën e saj në Norvegji

Venezuela mbyll ambasadën e saj në Norvegji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën