TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nga tetori përfshihen edhe tri vaksina të reja në kalendarin e imunizimit

nga tëvë1
30 Prill, 2023
0
A A

Ministria e Shëndetësisë ka paraparë që nga tetori i këtij viti në kalendarin e rregullt të imunizimit t’i përfshijë edhe tri vaksina të reja. Këto vaksina janë ajo kundër Pneumokoku, vaksina kundër Rotavirusit dhe HPV, e njohur si ajo e kundër kancerit në qafë të mitrës.

E dozat e mjaftueshme për shpërndarjen e tyre tashmë janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu kanë bërë të ditur nga kjo ministri në një përgjigje për KosovaPress.

“Vaksina kundër Pneumokoku, vaksina kundër Rotavirusit dhe HPV do të përfshihen në kalendarin e rregullt në tetor të këtij viti. Vaksinat jepen së bashku me vaksinat e tjera të kalendarit të rregull, jemi në përfundime të materialeve që do të përdoren për trajnime dhe shumë shpejt do të fillohet me trajnimin e profesionistëve shëndetësor. Vaksinat janë porositur në bazë të planifikimit të fëmijëve që i përkasin grup moshave të caktuara për vaksinim”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Profesionistja nacionale për imunizim në zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovës, Edita Goranci-Haxhiu u shpreh për KosovaPress, se së shpejti të nis edhe trajnimi për profesionistët shëndetësor për shpërndarjen e këtyre tri lloje të vaksinave.

Përfshirja e këtyre tri lloj vaksinave në kalendarin e rregullt të vaksinimit, është mirëpritur edhe “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë“.

Zyrtarja e Programeve në AMC, Albiona Beha e ka quajtur si nismë të qëlluar vendosjen e vaksinës HPV, PVC dhe rota-virusit në kalendarin e imunizimit.

Sipas saj, kjo do të ndikojë që Kosova të gëzon një shoqëri më të shëndetshme.

E anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj thekson se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për shpërndarjen e këtyre vaksina, por nënvizon se institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë me kohë blerjen e tyre.

Sipas planit të veprimit për vaksinim 2022-2025, përfshirja e këtyre vaksinave në programin e rregullt të vaksinimit pritet të rezultojë me ulje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet si: kanceri i qafës së mitrës (Vaksina HPV), infeksionet me Rotavirus te fëmijët (Rota vaksina) dhe sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga tipe të ndryshme të pneumokokut (Pneumokok Vaksina)

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit, kyç për zgjidhje afatgjata

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit, kyç për zgjidhje afatgjata

Çka pas takimit me presidenten?

Gaxherri: Kurti në takimin me presidenten ka thënë se i ka “votat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin”

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

Spahiu në Beograd thotë se me Gjuriqin diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Spahiu në Beograd thotë se me Gjuriqin diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit, kyç për zgjidhje afatgjata

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit, kyç për zgjidhje afatgjata

Çka pas takimit me presidenten?

Gaxherri: Kurti në takimin me presidenten ka thënë se i ka “votat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin”

Daku shënon gol dhe humb një penallti, brenda 45 minutave

Daku shënon gol dhe humb një penallti, brenda 45 minutave

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

Mbreti i ri i ringut në Berlin: Victor Cakiqi synon majat e boksit evropian

Mbreti i ri i ringut në Berlin: Victor Cakiqi synon majat e boksit evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X