TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës

“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.

Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në tribunën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

Parimi i vendbanimit të rregulltRregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani.Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DW Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.“Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Borowski Deutsche Welles.

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”Shkurt. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “Dhe e rëndësishme është, që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski.

Dallime në datat e lëshimit, Rregullorja e re bën një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik (Kraftfahr-Bundesamt).“Këto data janë negociuar me autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, i tha DW një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale.

“Vetëm pas këtyre datave mund të sigurohet që lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara në Kosovë ose Shqipëri, janë bërë pasi më parë është bërë një kurs teorie dhe praktike”.Për patentat e lëshuara më parë, autoriteti përkatës gjerman në Flensburg, do të sqarojë vërtetësinë e dokumentit, duke kontaktuar organet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, “Se sa kohë do të marrë kjo procedurë, kjo do të varet nga koha që do t’u nevojitet organeve në Shqipëri dhe Kosovë për të dhënë përgjigje”, i tha DW zëdhënësja.

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, përfundon këtu një rrugëtim pesëvjeçar, që zuri fill, në janar 2017, kur ai dorëzoi në ministrinë gjermane të transporteve kërkesën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. “Kjo njohje do t’i lehtësojë dukshëm përpjekjet e bashkëqytetareve tanë qe janë vendosur ligjërisht ne territorin e RFGJ per tu integruar sa me shpejt dhe me sa me pak kosto financiare ne jetën e vendit”, i tha Kuko DW. /abcnews/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani pritet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Presidentja Osmani pritet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër edhe në pranverë

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër edhe në pranverë

Kurti: LDK dhe Nisma nuk pranuan koalicion me Vetëvendosjen, ne zgjedhim zgjedhjet

Kurti: LDK dhe Nisma nuk pranuan koalicion me Vetëvendosjen, ne zgjedhim zgjedhjet

Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00

Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Presidentja Osmani pritet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Presidentja Osmani pritet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër edhe në pranverë

Kurti: Përveç balotazhit, do të kemi dy herë zgjedhje, edhe në dimër edhe në pranverë

“Ditari”- 27.10.2025

“Ditari”- 27.10.2025

Ardon Jashari flet për Milanin, Interin, Pirlon e Ibrahimoviqin

Plani i Milanit për kthimin e Jasharit

Kurti: LDK dhe Nisma nuk pranuan koalicion me Vetëvendosjen, ne zgjedhim zgjedhjet

Kurti: LDK dhe Nisma nuk pranuan koalicion me Vetëvendosjen, ne zgjedhim zgjedhjet

Bickerstaff i Bashkimit shpallet “MVP”

Bickerstaff i Bashkimit shpallet “MVP”

Instagram Stories prezanton mjete të reja për redaktimin e fotove dhe videove!

Instagram Stories prezanton mjete të reja për redaktimin e fotove dhe videove!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën