Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës, ku në një kombi ka gjetur 9 krerë dele të cilat kishin hyrë nga Serbia në Kosovë.
Automjeti është ndalur në fshatin Banjë në Zubin Potok.
Sipas PK-së drejtuesi dhe pasagjeri të dytë kosovar në automjet nuk posedonin dokumente për mallin.
“Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet të dyshuarit kishin pas të ngarkuara 9 krerë dele për të cilat nuk posedonin dokumente dhe dyshohet se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë i kanë futur në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa automjete me bagëti është dërguar në Doganën e Kosovës”, thuhet nga PK.